• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pyetet nëse do të jetë kandidate e opozitës për kryeministre në zgjedhjet e 2025, ja përgjigjia që jep deputetja Jorida Tabaku

20 April, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e pyetur në emisionin “Kjo Javë” nëse do të jetë kandidate për kryeministre nga radhët e opozitës në zgjedhjet e 2025, ajo është shprehur se për të nuk është i rëndësishëm posti.

Tabaku u shpreh se duhet t’u lënë kohë njerëzve dhe se Partia Demokratike ka necojë për këdo në opozitë.

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Në qershor të vitit të shkuar dhashë dorëheqjen si zv/kryetare e Partisë nga ajo që kishte mbetur dhe e dhashë me tërë mend dhe bëra një propozim në atë kohë që një grup njerëzish ta marrin përsipër që të shkojmë me një ofertë në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve të mendojmë për lidershipin e partisë. Edhe sot unë këtë mendoj. Dhashë dorëheqjen për të treguar se nuk ka rëndësi pozicioni. Nuk e dhashë dorëheqjen gjasme, por e dhashë me idenë që duhet të ikim nga interesat personale. Nuk e besoj që Partia Demokratike është akoma në këto diskutime. Le t’i lëmë kohë, kohës! Duhet të fokusohemi te njerëzit.

Nisida Tufa: Nuk është një jo?

Jorida Tabaku: Po them që t’i lëmë kohë njerëzve të diskutojnë! E mendoj se duhet t’i lë lëmë kohë njerëzve dhe mendoj se Partia Demokratike ka nevojë për këdo në opozitë.

Duke diskutuar në studion e News24, Tabaku u shpreh ndër të tjera se ka kërkuar bashkimin e PD dhe një ofertë të përbashkët politike, gjë që sipas saj kërkohet edhe nga shumica e qytetarëve që ndajnë këto shqetësime.

“Kam kërkuar me ngulm bashkimin e PD dhe krijimin e një oferte të përbashkët dhe sot kemi arritur në një pikë ku shqiptarët kërkojnë bashkimin e PD dhe një ofertë politike. Sot jemi me një grup me 47 deputetë që janë bashkuar. Kjo nuk e ka bashkuar partinë, pasi duhet të kalojë në bazë, te njerëzit. Ata i dëgjojnë politikanët dhe sherrnaja ka lëvizur edhe poshtë. Ka nevojë që të lëvizim dhe të mos mendojmë për cic-mic-et dhe thumbat dhe t’i japim njerëzve një ofertë”, tha ajo.

E pyetur nëse Gazment Bardhi mund të jetë pasardhës i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, Tabaku tha: “Ne jemi në kohën që nuk mund të vazhdojmë me përjashtime, me anulime, me largime. Nuk e kemi luksin të përsërisim të njëjtën retorikë. Unë kam një konflikt interesi se Bardhin e kam edhe mik. Është një politikan me integritet. Ka dhënë shumë kontribute në Partinë Demokratike.

Jemi miq! Kemi luksin që me njëri-tjetrin të biem dakord edhe të mos biem dakord. Shumëkush nuk e di që shumë gjëra që janë prodhuar në PD, i ka prodhuar Bardhi. Ka qenë në prapaskenë, ka qenë modest, tani është në krye. Kam edhe luksin t’i them nëse diçka nuk shkon.” tha Tabaku.

Paraardhëse

Rrëmbeu nipin tre vjeçar, dëshmia e gjyshes pas arrestimit: Donim ta rrisnim vetë sepse është i djalit tonë

Pasardhëse

Vdes shqiptarja gjatë lindjes në Vranjë, spitali nuk e raporton rastin në polici e prokurori

Pasardhëse

Vdes shqiptarja gjatë lindjes në Vranjë, spitali nuk e raporton rastin në polici e prokurori

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.