• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Historia prekëse e portierit 19-vjeçar që kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve

20 April, 2024
në Sport
0
137
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme,në Kili do të luhet derbi i përjetshëm, El Clasico mes Colo-Colos dhe Universidad. Në këtë duel për miqtë, 19-vjeçari Thomas Gillier, do të qëndrojë mes shtyllave, i shoqëruar nga një histori shumë tragjike familjare.

Bëhet fjalë për një djalë që humbi të dy prindërit brenda vetëm shtatë muajve dhe që tani kujdeset për motrën dhe vëllanë e vogël.

“Si të qëndroj i fortë? Nuk është e vështirë për mua. Përqendrohem në çështjet mbi të cilat mund t’i zgjidh. Nëse klubi më beson mua, kjo është shumë mirë, por gjëja më e rëndësishme është që unë të kem besim në veten time dhe në aftësitë e mia. E gjithë kjo është rezultat i punës së planifikuar. Sot do të debutoj në derbi, por për mua do të jetë vetëm një lojë tjetër. Jam shumë i qetë sepse e di që jam stërvitur shumë mirë”, tha Gillier.

Nëna e Thomas, Claudia Correa Bilbao, një artiste shumë e respektuar humbi jetën janarin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Vetëm shtatë muaj më parë, babai i Thomas ishte ndarë nga jeta, pasi kishte pësuar një arrest kardiak gjatë pushimeve në vendlindje.

Ai ka lindur në Francë dhe Thomas është gjithashtu, i lidhur fort me këtë vend evropian.

“Eksperiencat nuk janë vetëm vitet që keni kaluar në botë. Kjo varet gjithashtu nga ajo që keni përjetuar dhe çfarë keni mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë. Thomas është një djalë i fokusuar që di të mësojë nga shembujt e të tjerëve, ai është i mençur dhe shumë i pjekur. Ai kaloi shumë dhe u rrit herët. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai tashmë duket kaq i pjekur edhe kur kalon mes shtyllave”, tha trajneri i Club Universidad.

Gillier do të debutojë sot në derbi, për shkak të një dëmtimi të portierit të parë Sebastian Perez, teksa ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon.

Paraardhëse

“Luftë nepotizmit…jo Monikës!”, Meta: Është përfaqësuese e mendimit ndryshe. Ironia e Kryemadhit: Unë jam tradhtarja

Pasardhëse

Nuk u mjaftua vetëm për bebin, Bora i bën një dhuratë edhe Sarës

Pasardhëse

Nuk u mjaftua vetëm për bebin, Bora i bën një dhuratë edhe Sarës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.