• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zv. kryeministrja Balluku jep lajmin: Së shpejti nis ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës

9 April, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

14 milionë turistë. Ky është objektivi i arritshëm, por të cilin Shqipëria duhet ta tejkalojë në 2024 sa i përket vizitorëve të huaj në vend, sipas zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Hoteleria kërkon një master të shërbimeve, shqiptarët e kanë por jemi duke folur për diçka që duhet të jetë e dizajnuar, një aftësim i dizajnuar përsa i përket turizmit dhe hotelerisë. Po punojmë në qeveri dhe Mirela e ka një nga detyrat parësore ngritjen e kapaciteteve humane duke pasur parasysh edhe ekspansionin që presim në vitet e ardhshëm. 14 milionë turistë presim në 2024, por nga shifrat, duke nisur nga muaji janar që ka pasur shumë prenotime, ndoshta ky projeksion për 14 milionë do të tejkalohet, duke vënë në sfidë komponentët e këtij sektori, duke nisur nga infrastruktura dhe te shërbimet. Jemi besimplotë që do të shkëlqejmë këtë sezon.”

Në fjalën e saj, në ditën e dytë të punimëve të konferencës ndërkombëtare të turizmit që po mbahet në Tiranë, Balluku konfirmoi bindjen e qeverisë shqiptare se është ky, sektori, ndër më prioritarët dhe që do të përthith më shumë investimeve në vijim.

Balluku tha se në vazhdën e punës për ta shndërruar turizmin në një industri të mirëfilltë për ekonominë e Shqipërisë, ka nisur edhe procesi për aeroportin e jugut që do të ndërtohet në Gjirokastër, e po ashtu pritet të nisë vitin e ardhshëm nga puna aeroporti i Vlorës.

“Mua më duhet të kontribuoj fuqishëm sa i përket ngritjes së intrastrukturës së dobishme për këtë sektor të ri dhe të brishtë në vend. Në 2018 kur qeveria vendosi në atë kohë të nisë një strategji për zhvillimin, me të vërtetë pati shumë skeptikë, kjo ndodh shpesh në politikë, të cilët thonë se pse duhen aeroportet e reja në një vend, kur edhe i vetmi që ndodhej në Tiranë pothuajse ishte në 50% të kapaciteteve. Vetëm në pak muaj do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan, atë të Vlorës. Pas një studimi me Ministrinë e Turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e aviacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një nga zonat më interesante për turizmin”, u shpreh Balluku.

Paraardhëse

Operacion 4 orësh, përfundon në spital Dea Mishel, ja gjendja e saj (FOTO)

Pasardhëse

Përkujtohet “Artisti i Merituar”, aktori Fadil Hasa

Pasardhëse

Përkujtohet “Artisti i Merituar”, aktori Fadil Hasa

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.