• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Big Basta dhe Vesa Luma kurorëzohen në kalanë e Lëkurësit në Sarandë

4 April, 2024
në Rozë
0
117
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në modën e organizimit të ceremonive martesore në kalatë e Shqipërisë, përfshihen edhe artistët. Ndodhi që Kalaja e Lëkurësit u bë vendi i zgjedhur për të vënë kurorë dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.

Kalaja e Lëkurësit u bë pjesë e trilleve artistike të çiftit të këngëtarëve, që brenda pak vitesh siguruan mijëra fansa në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.

U caktua prej tyre dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit. E ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.

Realizimit të këtij trilli të tyre i shërbyen stafe të tëra organizatorësh të ceremonive të tilla dhe miq të arstitëve. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe shpërndarja e ftesave.

Ndërsa me ftesën e rezervuar për qytetin ku ngrihet Kalaja e Lëkurësit, Vesa dhe Big Basta, janë treguar super të vemendshëm. Këtu u shfaq edhe surpriza e parë e kësaj dasme artistësh. Në një shishe-suvenir, ku gjendej “e zhytur” edhe ftesa speciale. Ishte një ftesë e bërë në mënyrën më surprizuese e origjinale të mundshme. Edhe pak të mistershme që ka gjetur çifti i artistëve.

Vesa dhe Big Basta u dukën entuziaztë, pasi prej kohësh e patën ndarë mendjen për ta lënë mënjanë privatësinë e ceremonisë së tyre martesore, duke vendosur për t’i ndarë kënaqësitë dhe surprizat me miqtë e tyre të shumtë dhe familjarët nga Tirana dhe Kosova.

Vesa dhe Big Basta, duke qenë të dy tipa supersticiozë dhe njerëz të detajeve, u kujdesën për çdo element, që martesën e tyre në muret e Kalasë së Lëkurësit, ta bënin të mbahet mend gjatë. Nuk dihet ende saktë se sa shkoi numri i të ftuarve në dasmën e tyre në Lëkurës dhe se sa ishte numri i kamerave që drejtuan fokusin mbi çiftin e artistëve-protagonistë të ceremonisë martesore.

Edhe starti i ceremonisë ishte një kulm domethënës i asaj ceremonie: Moment i parë i saj dhe sfondi i nisjes, ishte zgjedhur të ndodhte kur peizazhi i diellit në perëndim, i ndjekur nga Lëkurësi, jepte një ndjesi të veçantë.

Ndoshta është e para dasëm, që huazon elemente nga ndeshja më e bujshme e futbollit, Serbi-Shqipëri, por me një tjetër nënkuptim e kontekst. Është bërë e mundur të zbulohet se unazat e çiftit zbresin në pistën e hapur të zhvillimit të dasmës, me anë të një droni.

Kishte edhe mjaft detaje e emocione të tjera, që Vesa dhe Big Basta, nuk nxituan t’i zbulojnë përpara se ato të ndodhnin në Lëkurës.

Në fakt, dasma e tyre, ishte e tëra një ceremoni surprizash, një martesë artistësh, përshkuar fund e krye nga arti, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, kur fjala është për ceremoninë martesore të një personazhi muzikor si Big Basta, i pranishëm dhe i kërkuar në tregun muzikor si rapper, si teksteshkrues, këngëtar e producent. Me një këngëtare shumë-planëshe si Vesa Luma. Atë jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë në toplistat e kompeticioneve muzikore, duke lënë pas vetes shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Fansat e saj e adhurojnë pa masë, sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë. E në të njëjtën kohë, është këmbëngulëse dhe shumë ambicioze. E diplomuar në Universitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Profilin e saj e plotëson eksperienca e saj për shumë vitesh si gazetare-prezantuese në mediumin publik RTK.

E gjithë mbrëmja e dasmës së famshme, ishte për ata të Dy.

Paraardhëse

Një mesazh me buzëkuq në pasqyrë, ja si e uroi Ilnisa Eglën për ditëlindje

Pasardhëse

Romancë e re. Zbulohet letra e Robert Berishës për Ditean

Pasardhëse

Romancë e re. Zbulohet letra e Robert Berishës për Ditean

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.