• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Dashuria që lindi nga dhimbja: Më dhe dorën për të filluar një jetë të re për të dytën herë

31 March, 2024
në Rozë
0
126
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dashuria e Kelit dhe Rexhinës ka lindur kur fatet e tyre u lidhën nga dhimbja. Keli kishte humbur gruan, dy fëmijët, vëllain dhe nipin nga tërmeti i prillit 1979 në Shkodër, ndërsa Rexhina vëllain 25-vjeçar nga një aksident gjatë punës.

Mes dhimbjes ata gjetën një shpatull te njëri-tjetri dhe arritën të krijonin një familje të re. Keli ndien se asgjë nuk mjafton për ta falenderuar Rexhinën për atë që ajo ka bërë për të ndaj e ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Keli: Sot të kam thirrur këtu për të të falenderuar para të gjithë njerëzve, për të diktuar botërisht se çfarë ke bërë ti për mua, çfarë sakrifice, çfarë guximi ke marrë ti. Unë për vete kam qenë një njeri i rrënuar, i sakatuar, i humbi familja, i humbën shpresat krejt prandaj në kohën që jemi bashkuar bashkë ma ke dhënë dorën për të filluar një jetë të re për së dyti herë. Ti je gjëja më e shtrenjtë për mua, ti je bota për mua.

Rexhina: Faleminderit shumë! Unë nuk kam bërë kurrgjë, kam bërë vetëm detyrën. Keli ka qenë në një situatë shumë të trishtë, shumë të rëndë, shumë të vështirë dhe familjarët e tij, ama Keli mbi të tëra. Kur jam njohur me Kelin, edhe unë kam pasur një fatkeqësi dhe përmes asaj fatkeqësie jam njohur me Kelin dhe me thënë të drejtën, siç të thashë më përpara, unë e kam kaluar jetën shkëlqyeshëm me Kelin. Kemi qenë një çift që jemi marrë vesh se ne bënim shumë diferencë moshe me njëri-tjetrin, por ai është bërë shumë herë në moshën time dhe unë shumë herë në moshën e tij. Jemi munduar t’i fshijmë lotin njëri-tjetrit më mirë të themi prej ngjarjeve që kemi pasur në jetë, por ka dashur Zoti që pas tërë asaj fatkeqësie që Keli ka pasur dhe unë kam pasur, na kanë ardhur dy fëmijë të mrekullueshëm në jetë, kemi një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme, dy nuse që nuk mund t’iu them nuse por iu them vajzat tona se ne nuk kemi vajza, ato janë vajzat tona për ne. Kelin e falenderoj fort që ka bërë këtë surprizë, më ka emocionuar shumë dhe tani po dridhem.

Ardit Gjebrea: Do ta keni kujtim shumë të bukur.

Rexhina:” Shumë faleminderit! Ne kemi bërë vetëm detyrën si bashkëshortë.” tha ajo.

Paraardhëse

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila bën ndryshimin drastik

Pasardhëse

Një banor misterioz do të futet në BBV3, Paraqitet në Fan Club me maskë, sherr me Ronaldon

Pasardhëse

Një banor misterioz do të futet në BBV3, Paraqitet në Fan Club me maskë, sherr me Ronaldon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.