• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Investimet në Sazan, të mirëpritura, Operatorët turistikë në jug: Ndihemi keq kur çojmë turistë dhe s’gjejnë shërbime

23 March, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot ishulli i Sazanit për të cilin po flitet shumë nga interesi i dhëndrit të ish presidentit amerikan për të investuar është i mbyllur për vizitorë.

Në copëzën e tokës mes gjirit të Vlorës dhe kanalit të Otrantos aq shumë i lakmuar për pozicionin strategjik, sot nuk shkel dot kushdo dhe kurdo.

Në ish zonën ushtarake të regjimit komunist ende mund të hysh vetëm me leje të posaçme ose gjatë sezonit turistik nga qershori deri në shtator kur mijëra turistë e vizitojnë në ture të organizuara. Në ishullin e rrethuar nga ujëra të kristalta panoramën e thyejnë ndërtesat e braktisura, relikte të një kohe kur Sazanin shqiptarët e shikonin vetëm nga brigjet e vVorës. Sot ka nga ata që thonë se ishulli nuk duhet të jepet për investime por lajmi ka ngjallur interes të veçantë dhe entuziazëm mes turoperatoreve në jug.

Top Channel udhëtoi drejt Sazanit me kreun e operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj i cili shpjegoi dhe të mirat që do të ketë jo vetëm turizimi në Vlorë por dhe banorët e Vlorës me ndërtimin e këtyre resorteve.

“Ky është një ishull i pa zhvilluar i cili funksionon vetëm një muaj e gjysmë. Promovimi që po i bëhet këtij vendi dhe turizmit, ne si operator turistik ndihemi mirë pasi tashmë ne jemi një vend i zhvilluar, jo më trafikant dhe korruptuar siç kemi qenë dikur. Për turizmin kjo është nota maksimale dhe promovimi që po i bëhet.Po flitet në mediat më serioze botërore , dhe ne ja arritëm kësaj ditë që të konkurrojmë për turizmin. Jo më shumë se 5% e turistëve kanë vizituar ishullin dhe nuk ndihemi mirë kur sjellim të huaj që nuk gjejnë asnjë shërbim dhe mbetjet i marrim me vete.“-shprehet Bedinaj.

Ndërkohë që dhe në fshatin Zvërnec një tjetër zonë e përfolur për interesa investimi banorët presin që përveç infrastrukturës që do të rregullohet,të ketë edhe punësime dhe pse jo t’u kthehen fëmijët emigrantë.

“Unë që kam një biznes të vogël kam punësuar disa banorë, por një kompani aq e madhe? Imagjino sa banorë do të punësohen në këto resorte turistike”.

“Po ne kemi të mira po s’fitojmë gjë. Të na legalizojnë tokat dhe ndoshta do na rritet mirëqenia e do na kthehen fëmijët”.

Ishulli i Sazanit ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash të gjatë, me plazhe ranore, shkëmbore me disa gjire dhe me peisazhe që ofron relievi i thepisur. Ishulli ka katër kodra me lartësi mbi 300 metra dhe është i pabanuar. Sazani ka një histori të gjatë të kalimit nga zotërimit nga fuqi të ndryshme. Nga romakët, bizantët, otomanët, venedikasit për disa vite edhe Greqia, Sazani u provua të popullohej vetëm nga italianët pas vitit 1920 me familje peshkatarësh nga Puglia, por pas luftës së dytë u bë zonë ushtarake e fortifikuar, baza u ndërtua me ndihmën e rusëve dhe banohej nga familjet e ushtarakëve shqiptare deri në rënien e regjimit komunist. Si zonë ushtarake shqiptare shpesh është përdorur nga ushtria britanike për stërvitje të trupave të tyre.

Paraardhëse

Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar

Pasardhëse

Banorët e Ferma Vip nisin thashethemet: Ne jemi më të zgjuar se ata

Pasardhëse

Banorët e Ferma Vip nisin thashethemet: Ne jemi më të zgjuar se ata

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.