• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtatë penxheret e Sali Berishës kanë futur në panik Edi Ramën, ja pazaret e fundit nga shpella e djajve

15 March, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëveshja e Edi Ramës me Sali Berishën është momenti kulminant ku sherifët e politikës të tranzicionit dalin lakuriq para shqiptarëve si ortakë të rëndomtë pazaresh. Kambanat që po bien për afrimin e funeralit të një klase sundimtarësh abuzues,vrasës, lakmitarë dhe të babëzitur po lajmërojnë aktin e fundit që ju ka mbetur në dorë. Tentativën e për të shkatërruar reformën në drejtësi për të shpëtuar nga kthetrat e një strukture që po i merr një e nga një.

Nipi i dajo Spiros dhe këlyshi i Hysniut si pasardhës të një plejade të ndyrësisë komuniste, të cilët i lidhin fort fijet e Nexhmijes ndihen në momente e fundit të zenithit të tyre politik. Reforma amerikane ka induktuar terror në këtë amalgamë njerëzish të korruptuar dhe pa moral, të cilët kanë vendosur jelekët me detonatorë për të kërcënuar, bllokuar dhe hedhur në erë një standard të ri në politikën shqiptare. Edi Rama ndihet i mbërthyer nga paniku pas fundit të tmerrshëm të ortakëve të tij në qeveri, të cilët kanë zënë radhën në dyert e SPAK me batanije në dorë në pritje të ditës së arrestimit.

Për më shumë kryeministri shqiptar ndihet i terrorizuar nga fundi i ortakut të tij Sali Berisha, i cili nderet natë për natë në dritaren e pallatit si brekët e teto Ollgës. Nëse Saliu po varet si brekët e teto Olgës në majë të pallatit, Edi Rama e ka të qartë që mosha nuk e favorizon të ketë këtë fat, pasi mund të përdoret si levere në ndonjë objekt të hermetizuar, ku do të sqarojë përfundimisht dilemën e jetës të Refleksioneve. Nisur nga zhvillimet e fundit, marrëveshja Rama-Berisha ka marrë rëndësi si një sinjal për nisjen e një epoke të re në pallatin e korrupsionit ku sundimtarët Rama-Berisha-Meta duan të frenojnë autobusin e tyre në dishezën që ka marrë. Tashmë është e qartë plotësisht që situata me drejtësinë është agravuar pas arrestimit të Sali Berishës dhe rruga e vetme për të shpëtuar nga burgu është kjo aleancë jetike për të zhbërë SPAK dhe strukturat e reja ligjvënëse. Përpjekjet e kësaj aleance konsistojnë në degradimin e SPAK dhe mbajtjen e statusquosë me ligjin aktual elektoral, për të mbajtur larg çdo forcë politike që do të tentojë të rrezikojë pushtetin e triumviratit në fjalë. Zhvillimet e fundit mbi pazaret e Edi Ramës me Sali Berishën erdhën si rezultat i panikut, ku padyshim Edi Rama i cili gëzon pushtet absolut ndihet personazhi më i kërcënuar nga reforma në drejtësi. Bashkë me të ndihet edhe etourage i tij ekonomik, një tufë oligarkësh përfitues privilegjesh, tenderësh, leje ndërtimi, troje shtetërore apo dhe investitorë strategjikë, ku bëjnë pjesë nga kriminelë të rëndomtë deri në pseudobiznesmenë me të shkuar kriminale si produkt i qasjes kriminale të kryeministrit shqiptar.

Nëse Edi Rama mund të ketë një fund tragjik për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të si një nga personazhet më të korruptuar në tranzicionin shqiptar, frika e tij më e madhe shkon për fundin që mund të kenë biznesmenët që menaxhojnë financat e tij dhe të Sali Berishës. Dhe këtu nuk janë pak biznese që kanë përfituar drejt për drejtë nga dhuratat e Ramës nga pronat e Shqiptarëve. Këta nuk janë pak duke filluar nga Mane, Dulaku, Alabar, Ulaj, Salillari, Abazi, Gjikuria, Frangaj, Gjoka, Gim Puro, Kuko e shumë të tjerë me në krye Shkëlzen Berishën. Të gjithë jemi të qartë sesi janë zhdukur një e nga një asetet e shqiptarëve për të përfunduar në xhepat e bandës Rama-Berisha. Kjo javë hapi siparin e një beteje të super të sofistikuar të një aleance të re të non gratave me Edi Ramën në krye, të cilët duan me çdo kusht të rrëzojnë murin antikorrupsion të ngritur nga amerikanët. Kryeministri shqiptar u shfaq hapur në këtë formulë antishtet për të mbrojtur prapanicën e tij dhe të ortakut të tij. Aleanca e tyre u shfaq hapur, megjithëse ka funksionuar underground nga ndryshimet kushtetues të vitit 2008. Kjo aleancë është farkëtuar që nga momenti i shpalljes non grata të Sali Berishës dhe ishte si një ogur i zi në qafën e Edi Ramës për të ardhmen e tij. Sot termi ‘non-grata’ është luks për t’u ëndërruar për binomin në fjalë. Dyert e 7 penxhereve janë hapur dhe Sali Berisha ka filluar ti ndjejë erën e rëndë që mban era qeli pavarësisht se është në arrest shtëpie. Padyshim që dritarja e Sali Berishës është imazhi ku Edi Rama shikon veten e tij. Shpella e djajve ka filluar grushtin e shtetit anti-SPAK.

Paraardhëse

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron këtë sezon mundësi të reja fluturimi për qytetarët shqiptarë dhe turistët që vizitojnë vendin tonë, ja cilat janë destinacionet e reja

Pasardhëse

“Kam alergji nga ty”, degradon sherri në BBV, Egla pështynë në fytyrë Roza Latin (Video)

Pasardhëse

“Kam alergji nga ty”, degradon sherri në BBV, Egla pështynë në fytyrë Roza Latin (Video)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.