• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Procesi i rienergjizimit të PS-së, Rama në Berat: Sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë

8 March, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ishte Berati.

Rama tha se projektet e reja kanë transformuar Beratin, i cili vitin e shkuar kaloi pragun e 800 mijë turistëve. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të jetës së vetë nga pikëpamja si shtet sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Sot në Berat kam ardhur pas jo shumë kohësh, por kam marrë një kënaqësi të veçantë për hir të vërtetës sepse shumë nga gjërat që kemi imagjinuar e pastaj projektuar, e pastaj planifikuar për të vënë në zbatim, e pastaj vënë në zbatim ose që janë në zbatim e sipër, kanë filluar të krijojnë pamjen e mozaikut të një Berati që është në një transformim prej të cilit po merr gjithmonë e më shumë rezultat.

Në 2023-shin Berati ka kaluar pragun e 800 mijë turistëve. Një shifër që askush nuk do ta imagjinonte dot. Po ashtu, volumi i kredive të marra nga familjet për të investuar në transformimin e banesave tradicionale, karakteristike në bujtina është mbresëlënës. Aktualisht janë 35 bujtina të reja që hap pas hapi do të hapin dyert e janë në proces.

Ajo që është akoma më e kënaqshme është që gjithë ky proces, përveç volumit, ka edhe një qasje shumë të saktë nga pikëpamja e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe e futjes së të resë me shumë kujdes duke krijuar shije, duke krijuar atraksion.

Ishim me kryetarin tek kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullimi e përpunimi të vajit të ullirit e përpunimit të ullirit.

Duhet të garantohet zinxhiri i vlerës e për këtë, në këtë rast, duhet të krijohen kushtet optimale që vaji të grumbullohet, të përpunohet e që pastaj fuqia shitëse e prodhuesve të rritet.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të jetës së vetë nga pikëpamja e jetës së vetë si shtet sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, por bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian që quhen ndryshe negociata, nuk janë negociata si mes dy palëve që bëjnë biznes apo dy palëve që duan të merren vesh për një çështje të natyrës politike. Janë negociata apo bisedime më saktë që e kanë të përcaktuar rolin e palëve.

Bashkimi Europian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të treja, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Europian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë. Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të treja bashkë nuk janë e gjitha sepse është sektori publik, por është edhe sektori privat dhe procesi i anëtarësimit ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësinë, për teknologjinë, për certifikimet, standardet, garancitë. Të gjitha këto kërkojnë lidership, të gjitha këto kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e vetëdijes së shumicës dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë!

Ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi patur kurrë. Edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar! Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë. Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistët. Ne, Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar“-tha Rama nga Berati.

Paraardhëse

Anëtarësimi i Suedisë në NATO pasqyron realitetin e ri të sigurisë në Evropë

Pasardhëse

Si e parashikoni fatin e Sali Berishës? Ilir Meta: Kjo është një çështje 1000% politike, shumë shpejt do të do të vendoset rendi kushtetues në vend

Pasardhëse

Si e parashikoni fatin e Sali Berishës? Ilir Meta: Kjo është një çështje 1000% politike, shumë shpejt do të do të vendoset rendi kushtetues në vend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës...

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.