• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Rrëfimi i Rajmonda Bulkut: Si “u përballa” me vajzën e Enver Hoxhës, unë xhirova qindra filma e bëja jetë mjerane

3 March, 2024
në Rozë
0
237
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktorja Rajmonda Bulku ka dhënë pak ditë më parë një intervistë për Grida Dumën, ku ndër të tjera ka rrëfyer një “përballje” me vajzën e Enver Hoxhës në bulevard.

Kjo gjë e ka tronditur shumë, pasi e bëri të kuptojë se bënte një jetë mjerane, edhe pse ishte një aktore e suksesshme, transmeton ‘vjosa.net’.

“Në bulevard shikoj fëmijët e udhëheqësit, vajzën e udhëheqësit që kishte ardhur nga jashtë shtetit. Dhe nga një vajzë që kishte qenë e shëndoshë, kishte ardhur një vajzë e bukur. Jo shumë elegante, por mund t’i thoje elegante. Alamet vajze.

Unë vija nga Instituti i Arteve. Kisha luajtur shumë filma. Dhe isha grua e re. Dhe eci në bulevard, e ndaloj dhe e përshëndes. I them për herë të parë burrit të saj, sa e bukur të është bërë gruaja. Dhe iki. Këtë nuk e kisha bërë kurrë.

Kisha ecur nga Piramida deri në shtëpi, nuk e di, pa qenë në vete. E shoh vjehrrën time dhe mund të thoja ato që unë po i mendoja, po i bluaja, po zieja nga brenda.

Dhe i thashë për herë të parë nuk e di përse e përshëndeta filanen dhe filanin. E përshëndeta i thashë, se ishte bërë shumë e bukur. Më pëlqeu i thashë, i takon të bëhet e bukur. Është vajzë e mbretit, le të shkojë ku të dojë.

I thashë mbretit, por në atë kohë të flasësh në këtë gjuhë nuk duhet të jesh në vete. Aq shumë isha tronditur, jo nga fakti i bukurisë së saj. Ajo është vajza e mbretit i thashë dhe mund të shkojë ku të dojë, por unë kam që 16 vjeç që bëj filma i thashë, dhe punoj vetë.

Dhe jam aktore dhe artiste, dhe filmat e mi i shohin të gjitha i thashë. Dhe unë bëj një jetë tmerrësisht mjerane, i thashë.Të ma linte mua atë pjesë të bukur të jetës, ta jetoja. Ajo ka të drejtën të shkojë ku të dojë, por dhe unë kam të drejtën time, dhe nuk mund të jetoj kështu”, thotë Bulku në rrëfimin e saj.

Paraardhëse

Ndodh edhe kjo, hyri në Big Brother Albania, por arrestohet nga policia, duhej të vuante burgun

Pasardhëse

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, urimi i Luizit për vjehrrin

Pasardhëse

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, urimi i Luizit për vjehrrin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.