• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sot funerali i Alexei Navalny në Moskë, organizuesit e ceremonisë: S’po gjejmë makinë funerali për të transportuar trupin

1 March, 2024
në Botë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, do bëhet ceremonia e varrimit Alexei Navalny në Moskë, mes masave të rrepta sigurie, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në një burg të Arktikut.

Sipas mediave të huaja, policia ruse do të regjistrojë pasaportat e atyre që vijnë në kishën e ikonës së Nënës së Zotit, e cila ndodhet në një zonë të qetë të Moskës.

Por ekipi i tij thotë se po përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë bizneset e funeraleve dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha Yarmysh.

Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

Navalny vdiq më 16 Shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara.

Bashkëpunëtorët e Navalny, thonë se lideri i opozitës ruse ishte afër lirimit para vdekjes së tij.

Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, kaloi tetë ditë duke u përpjekur të bindte autoritetet që të lironin trupin pas vdekjes së tij më 16 shkurt. Familja e Navalny ka akuzuar Putinin se qëndron pas vdekjes së tij.

Paraardhëse

Me çfarë statusi ishte Alex Soros në Samit?

Pasardhëse

Emri i Heidit përmendet në “Grande Fratello”, për çfarë po e komentojnë?

Pasardhëse

Emri i Heidit përmendet në “Grande Fratello”, për çfarë po e komentojnë?

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.