• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj: Me ne bashkohen më të mirët, më të talentuarit. Partitë e tjera e kanë mendjen të tregojnë se kush është ‘shefi’

25 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të rinj të talentuar kanë zgjedhur t’i bashkohen Partisë Socialiste dhe të bëhen pjesë e partisë më të madhe në vend. Nga Njësia 13, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u dorëzoi kartat e anëtarësimit të rinjve, teksa nënvizoi se familja socialiste mirëpret çdokënd që ka ide të reja dhe dëshiron të kontribuojë për zhvillimin e vendit.

“Kjo kartë është anëtarësia jote në një familje. Në një familje që në dallim nga familjet tona të vogla, ku mund të vendosim vetëm për ato metrat katrorë ku jetojmë vetë, kjo është ajo familja që vendos për ato 28.000 metrat katrorë të Shqipërisë. Sepse kur qeveris Partia Socialiste merr vendime nga Vermoshi deri në Konispol. Kur qeveris Tiranën merr vendime të rëndësishme në Këshill Bashkiak për çerdhen, për kopshtin, për shkollën 9-vjeçare tek Kopshti Botanik, për shkollën, gjimnazin te Parku Olimpik, si fuqia që vjen nga vota. Kur je në familjen tonë, je tek ajo familje që vendos që ato nevojat e komunitetit i përkthen në votë, ato vota i përkthen në vendime, ato vendime i përkthen në projekte, ato projekte bëhen punë edhe vepra për komunitetin. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ndihet krenar që çdo ditë e më shumë partisë socialiste i bashkohen më të mirët. “Kam takuar çuna dhe goca me të gjitha 10-ta, çuna dhe goca që janë presidentë në gjimnazet e tyre dhe duan të jenë pjesë e partisë sonë.”

Mandej, Veliaj tha se Partia Socialiste është fitimtare sepse ulet bashkë me popullin dhe sillet si familje, jo si parti që do të urdhërojë dhe të tregojë se kush është shefi.

“Ne nuk jemi fitimtarë që t’i sillemi të tjerëve si shefa, ne jemi në fakt fitimtarë t’u sillemi të tjerëve si shërbëtorë dhe të jemi aty për çdo nevojë të komunitetit. Njerëzit e mëdhenj janë ata që janë të përulur, që merren me hallet e njerëzve, që kuptojnë hallet e njerëzve dhe që e shfrytëzojnë fitoren e madhe, jo për të shitur mend edhe për t’u sjellë si shefa, por edhe si instrument për të mbaruar ca punë dhe për t’iu thënë njerëzve: Këto kërkesa, sa kemi takat dhe sa të jetë Partia Socialiste në fuqi, do t’i ndjekim çdo ditë dhe çdo natë, derisa të sigurohemi që i mbajmë të gjitha premtimet ashtu siç kemi ecur deri më sot”, u shpreh Veliaj.

Paraardhëse

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar

Pasardhëse

Sara në nominim të fortë, Fationi e këshillon: Ta dinë pikën e dobët, mos i ha provokimet se do dalësh

Pasardhëse

Sara në nominim të fortë, Fationi e këshillon: Ta dinë pikën e dobët, mos i ha provokimet se do dalësh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.