• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Afera Rama-McGonigal, Gjykatësja: U abuzua me burimet qeveritare të SHBA

13 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë përpara 16 shkurtit, kur pritet të jepet vendimi final për dosjen shqiptare të Charles McGonigal, gjykatësja e kësaj çështje ka rënduar akoma më shumë pozitën e ish-agjentit të lartë të FBI, që u korruptua për llogari të Edi Ramës.

Gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly ka dhënë vendimin e saj të fundit përpara se të japë dënimin për pretencën e kërkuar nga prokuroria, e cila thotë se McGonigal duhet të vuajë edhe 30 muaj burg për dosjen shqiptare. Përveç kësaj, McGonigal duhet të paguajë edhe 95 mijë dollarë gjobë, shkruan syri.

Në qendër të vendimit të fundit të gjykatëses është fakti se akuza ndaj McGonigal është rënduar me tre nivele. Kështu, fillimisht McGonigal ka pranuar fajin për akuzën e ‘fshehjes së fakteve materiale’. Avokatët e McGonigal thanë se niveli bazë i këtij krimi, përllogaritur në ligjet penale amerikane, është 6. Por për shkak të rrethanave rënduese, prokuroria thotë se ky nivel ka shkuar në 16.

Avokatët e McGonigal thonë se kjo është një përllogaritje e gabuar, ndaj kërkuan nga gjykatësja rrëzimin e kërkesës së prokurorisë. Megjithatë, gjykatësja thotë se përllogaritja është e saktë dhe se niveli total i krimit të McGonigal është 16 dhe jo 6. Sipas saj, përgjegjësia penale e McGonigal është rënduar për disa arsye.

Së pari, për shkak se prokuroria pretendon me të drejtë se duhet imponuar përgjegjësi penale për ‘këdo që me vetëdije… fsheh, mbulon, falsifikon ose bën një hyrje të rreme në çdo regjistër, dokument ose objekt të prekshëm me qëllim për të penguar ose ndikuar në hetimin ose administrimin e duhur të çdo çështje brenda juridiksionit të çdo departamenti apo agjencie të Shteteve të Bashkuara’.

Më tej, gjykatësja pranon si të bazuar kërkesën e prokurorisë se rritja e përgjegjësisë penale është bërë sepse ‘vepra e të pandehurit përfshin ndërhyrje thelbësore në administrimin e drejtësisë, që përkufizohet si përfundim i parakohshëm ose i papërshtatshëm i një hetimi për një krim, i një aktakuze, një aktgjykimi ose ndonjë vendimi gjyqësor të bazuar në dëshmi të rreme ose prova të rreme; ose shpenzimet e panevojshme të konsiderueshme qeveritare ose burimet e gjykatës’.

Në pretencën e prokurorisë thuhet se i pandehuri kishte fshehur natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tij me personin A, në këtë rast Agron Nezën, dhe ka pranuar se ka folur ‘me një zyrtar të huaj për një çështje për të cilën personi A kishte interes financiar dhe hapi hetim penal bazuar në informacionin që i dha personi A, pa bërë publike se kishte marrë qindra mijëra dollarë nga personi A.

Në fund, gjykatësja thotë se akoma më i rëndë është fakti se veprimet e McGonigal gjatë veprës së tij rezultuan ‘në një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare’. Jo vetëm kaq, por burimet qeveritare u shpenzuan edhe sepse FBI nisi një rishikim të brendshëm të shumë hetimeve për ‘të siguruar se asnjë prej tyre nuk ishte komprometuar gjatë mandatit të të pandehurit si agjent special i FBI-së dhe agjent special mbikëqyrës’.

“Për shkak se veprimet e të pandehurit në lidhje me veprën e tij kërkuan një hetim të qeverisë që rezultoi në shpenzime të panevojshme qeveritare, në këtë rast garantohet një rritje me tre nivele,” thuhet në vendim.

Kujtojmë se vendimi final për Charles McGonigal do jepet më 16 shkurt. Ndërkohë prokuroria amerikane ka pranuar për herë të parë se qeveria shqiptare e Edi Ramës ka korruptuar një agjent të lartë të FBI për llogaritë e saj politike. Qëllimi final ishte dëmtimi i opozitës shqiptare.

Paraardhëse

Stresi reagon ashpër ndaj Sara Gjordenit: Le një super djalë jashtë që po priste dhe puthesh me Bardhecin

Pasardhëse

Më në fund! Kiara Tito na tregoi se kanë gjetur emrin e bebit

Pasardhëse

Më në fund! Kiara Tito na tregoi se kanë gjetur emrin e bebit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.