• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gafat në fjalimet publike, Biden: Kujtesa ime është e mirë

9 February, 2024
në Botë, Lajme
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden i ruajti me vetëdije dokumentet e klasifikuara pasi shërbeu si zëvendëspresident në 2017, por nuk do të përballet me akuza penale. Prokurori i posaçëm Robert Hur vendosi të mos ndiqte akuza penale sepse Biden bashkëpunoi me hetimin e tij dhe nuk rrezikon burgun për keqpërdorimin e dokumenteve qeveritare. Dosjet tepër sekrete u gjetën në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaëare, dhe në ish zyrën private nga 2022-2023. Prokurori i posaçëm u shpreh se presidenti amerikan i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan.

Hur u shpreh se Biden është një person me qëllime të mira, por me kujtesë të dobët. Gjatë fjalimit Biden tha se ishte i kënaqur që një avokat special përfundoi një hetim pa ngritur akuza, por e kritikoi atë pas akuzave për moshën. “Kujtesa ime është e mirë. Hidhini një sy asaj që kam bërë që kur jam bërë president”, u shpreh Biden. Mes të tjerash gjatë fjalimit, Biden ngatërroi presidentët e Meksikës dhe Egjiptit.

“Siç e dini, fillimisht presidenti i Meksikës, Sisi, nuk donte të hapte portën në Gaza për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare. Unë fola me të, e binda.”, tha ai. Jo vetëm kaq por, një tjetër ngatërresë u bë sërish virale në media kur presidenti amerikan ngatërroi Angela Merkel me kancelarin gjerman Helmut Kohl, i cili vdiq në 2017 me të cilin sipas tij kishte zhvilluar një bisedë. Incidentet janë bërë të shpeshta pasi Biden, 81 vjeç është personi më i vjetër që ka shërbyer si president i SHBA-së. Sondazhet tregojnë se mosha e presidentit është një shqetësim për votuesit amerikanë. Ndërkaq edhe ish presidenti amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, e quajti Viktor Orban liderin e Turqisë, një video e cila u bë gjithashtu virale në rrjetet sociale.” tha ai.

Paraardhëse

Vendet e NATO-s, trysni Hungarisë për të miratuar anëtarësimin e Suedisë

Pasardhëse

U dhunua nga edukatorja dhe theu këmbën në kopsht, gjendja sot e 3-vjeçares

Pasardhëse

U dhunua nga edukatorja dhe theu këmbën në kopsht, gjendja sot e 3-vjeçares

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.