• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Video skandali në zyrë! Safet Gjici dënohet me tre vite burg për shpërdorim detyre! Alma Kaci me një vit burg për prostitucion

8 February, 2024
në Rozë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dënohet me tre vite burg për shpërdorim detyre, i cili ulet në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila ka ndjekur vijueshmërinë e seancës, tha se Alma Kaci u dënua me një vit burg për prostitucion.

Safetit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Përparim Kulluri avokat i Gjicit tha për mediat se ky vendim është i padrejtë dhe se do t’i drejtohet Apelit me kundërshtime duke këmbëngulur se Gjici është i pafajshëm.

Gjici u përlot sot gjatë seancës që u zhvillua ndaj tij, ku edhe foli për herë të parë për video skandalin. Teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit, Gjici tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën.

“Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”-tha i përlotur Gjici.

Mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse ne bazë të akt ekspertimit të kart memories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi, nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty.

“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokure avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”-shprehet mbrojtja e Safet Gjicit.

Sipas mbrojtjes në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kacit, kohë në të cilën ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Paraardhëse

Shqiptarët ndër të fundit në Evropë lidhur me shpenzimet për mish

Pasardhëse

“Ty të të gjejë njeri në rrugë, nuk të merr”, Sara e prekur i thotë që nuk ka familje, Ilnisa: E neveritshme

Pasardhëse

“Ty të të gjejë njeri në rrugë, nuk të merr”, Sara e prekur i thotë që nuk ka familje, Ilnisa: E neveritshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.