• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Njohja e pensioneve, zbardhen përfitimet, çfarë përmban marrëveshja Shqipëri-Itali?

6 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Itali do të nënshkruajnë të martën dokumentin përfundimtar për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore.

Nga kjo marrëveshje, siç konfirmojnë burime zyrtare janë 300-500 mijë shqiptarë, që përfitojnë nga kjo marrëveshje e shumëpritur.

Përtej numrit të përfituesve, çfarë mundëson marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë?

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi, po ndjek këtë ngjarje historike në Romë, ndërsa ka siguruar detajet e përmbajtjes së marrëveshjes dhe përfitimeve që do kenë shqiptarët.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore Shqipëri-Itali përmban:

✓ Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore;

✓ Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

✓ Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

✓ Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

✓ Sigurimin e papunësisë.

Kur dhe si hyn në fuqi?

✓ Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

✓ Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo Marrëveshje.

Sa përfitojnë dhe si?

Do të shihet me saktësi gjatë zbatimit të marrëveshjes. Sipas një vlerësimi paraprak, në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes, numri i përfituesve në Itali dhe detyrimet e pensioneve që rrjedhin nga mundësia e përmbushjes së kushteve të legjislacionit në fuqi, por edhe nëpërmjet bashkimit të periudhave, do të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti.

Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive: Periudhat e sigurimit (vullnetar dhe të detyrueshëm) të plotësuara sipas legjislacionit të secilit shtet grumbullohen dhe bashkohen me periudhat e sigurimit (vullnetar dhe të detyrueshëm) të plotësuara sipas legjislacionit të shtetit tjetër kontraktues, me kusht që ato të mos mbivendosen dhe sipas dispozitave te parashikuara nga legjislacioni i secilit shtet. Periudhat e sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit të njërit shtet kontraktues, bashkohen, nëse është e nevojshme, me periudhat e sigurimit sipas ligjeve të shtetit tjetër kontraktues.

Të dhënat që disponojnë institucionet shqiptare, flasin për rreth 300 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali dhe që derdhin kontributet shoqërore.

Përfitimet e pensionit.

Legjislacioni lidhur me sigurimin e detyrueshëm për pensionin e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar të punonjësve të punësuar;
Trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar (artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë)
Trajtimin e veçantë sipas sigurimit të përgjithshëm të detyrueshëm.
Shqipëria ka 16 marrëveshje të nënshkruara për Mbrojtjen Sociale: Austri; Belgjik; Çeki, Gjermani; Hungari; Kanada; Kosovë; Luksemburg; Maqedoni e Veriut; Mali i Zi; Rumani; Turqi; Zvicër; Bullgari; Kroaci; Itali.

17 marrëveshje në proces negocimi: Greqi; Danimarke; Holandë; SHBA; Poloni; Serbi; Spanjë; Mbretëri e Bashkuar; Moldavi; Slloveni; Australi; Francë; Suedi; Norvegji; Islandë; Finlandë; EBA.

3 marrëveshje në proces vlerësimi:

Indi

Izrael

Arabinë Saudite

Paraardhëse

Kiara flet për herë të parë për gjërat që e tërheqin tek Luizi

Pasardhëse

E vëzhgonte me kamera, dhunoi dhe mbylli në banesë bashkëshorten, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Pasardhëse

E vëzhgonte me kamera, dhunoi dhe mbylli në banesë bashkëshorten, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.