• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I riu nga Kukësi ruan traditën në blegtori, 28-vjeçari: Kemi vështirësi, shteti nuk na mbështet me subvencione

4 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një kohë kur të rinjtë i kanë sytë drejt emigrimit, të paktë janë ata që vijojnë të ruajnë traditën e mbarështimit të bagëtive të imëta.

28-vjeçari Mario Duraku dhe vëllai i tij binjak, ishin vetëm 6-vjeç kur dilnin nëpër livadhe duke shoqëruar gjyshin e tyre, teksa kulloste bagëtitë në fshatin Morinë të Kukësit.

“Normal se vështirësi ka, por kur e don me zemër se e ke në natyrë”.’

Sot 28-vjeç, Mario Duraku e vazhdon me pasion traditën e familjes, trashëguar brez pas brezi, nga stërgjyshi, gjyshi, dhe babai.

Mario thotë se numëron 140 krerë dele. Kjo është melodia që shoqëron çdo mëngjes dhe mbrëmje dy vëllezërit kuksianë.

Mes shumë vështirësive dhe problematikave në fushën e blegtorisë, Mario na tregon se si është një ditë e tij nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

“Çohem në 7 të mëngjesit dhe shkoj tek delet me vëllanë. I ushqejmë me misër se tani është dimër. Pasi i ushqejmë me misër, u japim bar, shohim nëse ka pjellë ndonjë, dhe pas 1 orë e gjysmë mbarojmë punë me to. Shkojmë nga ora 11:30, dhe i lëshojmë pastaj në kullotë kur është kohë e mirë. Ndërsa kur është kohë e keqe i lemë në regjim stallor, i ushqejmë 3 herë në ditë”, tha blegtori Mario Duraku.

Kur vjen puna tek bilanci në fund të muajit, Mario thotë se nuk ka fitime, ndaj kërkon mbështetje nga shteti me subvencione.

“Me u marr me blegtori është mirë por edhe vështirë, sepse me subvencione shteti nuk na ndihmon. Të gjitha stallat i kam bërë prej xhepit tim, me mundimin e familjes. Shihe krejt arat, livadhet nuk bëhet as misri, as kollomoqi, as gruri e asgjë. Barin gjysmë e bëj vetë, gjysmën e blej në Kosovë, edhe misrin”, shprehet blegtori.

I pyetur se përse ka zgjedhur të qëndrojnë në Kukës dhe të merret me mbarështimin e deleve, dhe jo të marrë rrugët e kurbetit si shumë moshatarë, ai thotë se ka shpresuar gjithmonë se ky vend mund të bëhet!

“Nuk kam dashur të iki, duke parë për një jetë më të mirë mos po ndryshon gjë këtu. Por nuk i dihet…!”, thotë ai me dilemën për largimin nga vendi.

A do t’u sugjeronte Mario, të rinjve të merren me blegtori?

“Për të rinjtë çfarë mesazhi me dhënë, ata e dinë se i kanë pasur disa dele dhe kanë ikur, i kanë lënë….”.thaai.

Paraardhëse

Ish-i dashuri i një prej konkurrenteve pritet të futet të martën në Big Brother VIP 3, zbulohet emri

Pasardhëse

Ish-partneri i Sarës, banori më i ri i “Big Brother VIP”, hyn në shtëpi të martën

Pasardhëse

Ish-partneri i Sarës, banori më i ri i “Big Brother VIP”, hyn në shtëpi të martën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.