• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Franca e shqetësuar, kërkesë Kosovës: Pezulloni menjëherë vendimin për dinarin ,ka pasoja te komuniteti serb

2 February, 2024
në Kosovë, Lajme
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), i cili autorizon përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

“Franca është e shqetësuar nga hyrja në fuqi dje e vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Ministria franceze në uebsajtin e vet.

Rregullorja e re BQK-së, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit.

“Ky vendim, i marrë në mënyrë të ngutshme, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili kryesisht varet nga pagesat e bëra në dinarin serb nga Serbia”, tha Ministria franceze.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Por, Franca tha të premten se “në mungesë të zgjidhjeve alternative deri tani, Franca bën thirrje për pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase, në mënyrë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme tranzicioni”.

Ajo i bëri jehonë thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që autoritetet kosovare ta gjejë një zgjidhje të negociueshme brenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për këtë çështje.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia.

Më herët të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999, dhe se Serbia do të gjejë institucione që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët në Kosovë.

“Në secilin prej atyre akteve, është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione”, ka thënë Vuçiç të premten në një konferencë për media.

Ai bëri të ditur se Serbia do të kërkojë zgjidhje se si t’i dërgojë paratë për serbët në Kosovë.

Vuçiç ka paralajmëruar se të hënën e javës së ardhshme, Serbia do të vazhdojë të dërgojë dinarë në Kosovë përmes një “transportuesi të licencuar dhe të autorizuar, kompanisë britanike Henderson, në përputhje me ligjet”.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes BQK-së dhe Bankës Popullore të Serbisë për të arritur marrëveshje për pagesat për serbët në Kosovë. Mirëpo Vuçiç e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Ne do të gjejmë një zgjidhje. Nëse është e nevojshme, do të gjejmë banka private që do të marrin licenca gjithsesi, do të gjejmë zgjidhje për t’ua ndarë paratë njerëzve tanë”.

Sipas tij, Banka Popullore e Serbisë do t’i përmbahet ligjit dhe se Serbia do të japë informacione për vendimin përfundimtar për këtë çështje, por “prioritet do të jetë transporti dhe dërgimi i parave në Kosovë.”

Mes tjerash, Vuçiç ka paralajmëruar që Serbia do të kërkojë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të hënën, më 5 shkurt.

Pse u miratua rregullorja pikërisht tani?

Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur ditë më parë integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores. Sipas tij, vendimi e mbron Kosovën “nga paratë e falsifikuara, nga financimi i terrorizmit, e mbron nga përdorimi i valutave që nuk janë origjinale”. Të tjerë përmendin evazionin fiskal, në mungesë të kontrollit mbi dinarin.

Çfarë duhet të bëjnë serbët tani?

Qytetarët serbë në Kosovë do të duhet të hapin llogari në bankat komerciale që janë të lincencuara prej BQK-së. Shteti serb mund t’ua nisë atyre paratë në dinarë, mirëpo ato duhet të konvertohen gjatë rrugës në euro.

Paraardhëse

Sveçla konfirmon mbylljen e 3 komunave paralele serbe

Pasardhëse

Balina Bodinaku bën deklaratën e papritur: Banorët e “Big Brother” inkurajohen nga Vëllai i Madh

Pasardhëse

Balina Bodinaku bën deklaratën e papritur: Banorët e “Big Brother” inkurajohen nga Vëllai i Madh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.