• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trondit Curri: Naim Murseli po hetohet për spiunazh nga amerikanët, ja pse ka komplot mes vrasësve

30 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
193
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se krahas pistës për tradhëti bashkëshortore, Naim Murseli po hetohet edhe për spiunazh. Për “Top Story”, Curri ka deklaruar se në këtë pistë që po hetohet nga hetuesit e Kosovës janë përfshirë edhe amerikanët për të kuptuar pse ka komplot mes vrasësve.

Curri: Këto ditë ka plasur një histeri në Shqipëri, Kosovë, por edhe Diasporë, se Naim Murseli që është vrasësi, paska dalë dhe paska thënë se ‘shikoni, gruaja ime është ajo që më ka tradhtuar’. Dhe këta njerëz, kaq shumë janë të gëzuar në budallallëkun e tyre se pista që Naimi mund të ketë pasur një problem të orjentimit seksual, nuk është e vërtetë. Dhe kaq i madh është budallallëku i tyre saqë më shumë gëzohen se mund të jetë Liridona e akuzuar për devijim morali sesa Naim Murseli.

Por kjo pistë është duke u hetuar sepse në celularin e Murselit ka mesazhe të një natyre seksuale dhe homoseksuale. Së dyti, Naimi po hetohet edhe për përfshirje në spiunazh. Është një pistë që po hetohet nga hetuesit e Kosovës dhe të përfshirë në të janë edhe amerikanët.

Së treti, ka momente të caktuara të hezitimit të autoriteteve të Kosovës për t’i dhënë një fuqi, një plotësi, një paanshëmri dhe një thellësi hetimit të kësaj ngjarje. Kjo nuk është thjesht çështje morale. Ne e kemi thënë që ka edhe tradhti bashkëshortore, ka edhe aferë seksuale, ka edhe probleme të orientimit, por kujdes sepse nuk janë vetëm aq. Ne jemi duke e ndjekur me vëmendje këtë gjë.

Duma: Është një fenomen për t’u studiuar se si ka ndodhur që një personazh i tillë të ngjitet në ato rrethe politike. Të duket sikur është borxhëli, pastaj nevojtarë, dhe më pas të jetojë në atë zonë rezidenciale. Pastaj të nis një komplot për të vrarë bashkëshorten të cilën e nxjerr për darkë. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një thriller apo diçka interesante, ose një alarm se gjithçka mund të ndodhë edhe në hapësirat tona të vogla që mendojmë se jetojmë në një shoqëri tradicionale dhe e njohim mirë njeri-tjetrin.

Curri:” Po flasim këtu për një person që ka qenë në dasmën e vajzës së Trump. Është edhe çështje e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” tha ai.

Paraardhëse

Elon Musk njofton vendosjen e parë të çipit te një njeri

Pasardhëse

Rama ndan foto nga takimi me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan: Një mik i çmuar dhe një prej mendjeve më të mprehta

Pasardhëse

Rama ndan foto nga takimi me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan: Një mik i çmuar dhe një prej mendjeve më të mprehta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.