• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë me pagesë: Do të ndërhyhet në Tiranë-Ndroq-Plepa

25 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
184
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Autostrada Tiranë-Durrës, do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë, por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument që mban datën 13 dhjetor 2023.

Konkretisht bëhet fjalë për një dokument të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe që lidhet me projektin e urave në vend, që po mbështetet nga Banka Botërore dhe në një pjesë të veçantë të këtij dokumenti, nënvizohet edhe një paragraf për autostradën Tiranë-Durrës.

Në termat e referencës së procedures, vlerësimi i dizajnit (projektit) dhe mbikëqyrja e punimeve për Urën e Beshirit që ndodhet në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa, nënvizohet se ky aks do të përmirësohet si një mundësi alternative kundrejt audostradës që do të jetë me pagesë.

“Në aspektin gjeografik, pjesa rrugore Tiranë – Ndroq – Plepa, ndodhet në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, në rrethin e Tiranës dhe Durrësit. Duke ndjekur zhvillimet në autostradën e shpejtë Tiranë-Durrës rrugë përdoret herë pas here kur ka bllokime në autostradë ose kur përdoruesit e rrugës kanë nevojë për një pamje panoramike të shoqëruar me shumë pika agroturizmi përgjatë rrugës.

Autostrada Tiranë-Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative . Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet”, thuhet në dokumentin e ARRSH.

I njëjti argumenton se ndërtimi i Korridorit Adriatiko-Jonian, përfshin një autostradë të re nga Vora për në Ndroq, dhe do të tërheqë trafik të konsiderueshëm që vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga Tirana.

Në situatën aktuale, këto udhëtime duhen bërë përmes Durrësit, por kjo autostradë e re do të duhet të plotësohet me një përmirësim të segmentit Tiranë-Ndroq, për shkak të flukseve Tiranë-Rrogozhinë që do të përdorin më pas atë segment.

“Rruga SH56, Tiranë – Ndroq – Plepa, përfaqëson një rrugë të rëndësishme me potencial të lartë ngarkese trafiku. Rruga lidh Tiranën me bregdetin e Adriatikut dhe funksionimi i dobët i saj zvogëlon ngarkesën e trafikut dhe bën që autostrada SH2 të ketë një ngarkesë të shtuar të trafikut. Rëndësia e kësaj rruge lidhet edhe me faktin që ajo mund të shërbejë si rrugë rezerve në rast se SH2 pëson ndonjë dëmtim. Rruga ekzistuese dhe ajo e rikonstruktuar (SH2 dhe SH56) ndodhen në zonën me rrezikshmëri të lartë nga rreziqet natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, me një vlerësim vjetor të dëmeve prej 13 milion Euro”, thuhet në dokument.

Kështu, duke ju referuar gjendjes aktuale të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, thuhet ajo ka dëmtime të dëmtime të konsiderueshme, si në rrugë ashtu edhe në urat që janë pjesë e saj dhe ka nevojë për riparime urgjente.

“Është planifikuar rehabilitimi i rrugës SH56 dhe në pjesën më të madhe, duhet të bëhen riparime në seksionet ekzistuese rrugore. Megjithatë, në disa seksione nevojiten përmirësime të konsiderueshme në shtrirjen ekzistuese përgjatë gjurmës së rrugës për të përmbushur standardet rrugore të projektuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon ndërhyrje në urat dhe tombino përgjatë segmentit rrugor të tilla si rehabilitimi, përmirësimi ose ndërtimi i një ure të re në një vend të ri”, nënvizon ARRSH.

Paraardhëse

Kurti: Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë sjell përfitime mjedisore dhe ekonomike

Pasardhëse

Krijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes

Pasardhëse

Krijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.