• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha nuk mori leje për të shkuar në Parlament, çfarë ndodh pas 6 muajsh?

19 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

SPAK i tregon Sali Berishës Kushtetutën dhe ligjet që ai vetë ka votuar duke mos e parashikuar si legjislator mundësinë e paraqitjes së deputetit në punimet e kuvendit në rrethanat e arrestit shtëpiak.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, thonë prokurorët në vendimin ku ish funksionarit nuk lejohet të marrë pjesë në parlament.

Duke mos e pranuar kërkesën e avokatëve të ish kryeministrit, SPAK kujtoi se si për ata që janë nën “arrest me burg” apo “nën arrest shtëpiak” vlejnë të njëjtat rregulla që urdhëron kodi i procedurës penale ndaj të paraburgosurve. Duke e barazuar ish-funksionarin Berisha me çdo qytetar që mbahet nën arrest shtëpiak dhe që I ndalohet të shkojë në punë, SPAK argumenton e njëjta gjë vlen edhe për ushtrimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet.

Si shembull i dytë u soll një vendim datë 9 nëntor 2015 në kërkesën e Mark Frrokut që si deputet, u lejua vetëm njëherë të marrë pjesë në parlament teksa ishte nën arrest me burg dhe më pas gjykata e lartë tha se “një leje e tillë do të zbehte rëndësinë e masës”

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, ish kryeministri këmbënguli se po i cenohet liria politike për të respektuar vullnetin e zgjedhësve dhe insiston se duhen marrë masa dhe të shoqërohet të enjteve drejt parlamentit.

Pas kundërshtimit, Genc Gjokutaj tha se do t’i drejtohen gjykatës për ta kundërshtuar këtë vendim të SPAK-ut.

Vullneti i votuesve u trajtua nga gjykata dhe në padinë e Fredi Belerit që u refuzua për tu shoqëruar drejt Himarës që të betohej. Gjykata citoi të njëjtin ligj, atë të marrjes së lejes së veçantë për shkaqe shëndetësore dhe fatkeqësish.

Me zhvillime të rëndësishme gjatë ditëve në vijim, si ftesa për ta pyetur në 23 janar, në 24 janar mbajtja e procesit në apel ku Berisha kundërshton masën e arrestit shtëpiak, po aq të rëndësishme mbetet edhe koha, mbasi në qershor nëse Sali Berisha nuk paraqitet në kuvend, pritet për tu parë nëse do të ndiqet i njëjti precedent si edhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që mbas një mungese gjashtë mujore humbi mandatin dhe u zëvendësua nga Plarend Ndreca.

Paraardhëse

Ish i dashuri i Rike Roçit paralajmëron se do jetë pjesë e Big Brother Vip

Pasardhëse

Hekurudha Durrës-Prishtinë do kushtojë 700 mln Euro

Pasardhëse

Hekurudha Durrës-Prishtinë do kushtojë 700 mln Euro

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.