• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

5 emigrantë humbin jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

15 January, 2024
në Kryesore
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

5 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manche humbën jetën në ujërat franceze këtë të diel. Lajmi u bë i ditur për BBC nga zyrtarë të marinës franceze.

Rreth 70 persona po përpiqeshin të hipnin në një varkë e cila do të nisej nga një plazh, kur u përmbys në orët e para të së dielës. Me dhjetëra u nxorën nga uji gjatë operacionit që u zhvillua gjatë natës në Wimereux, në jug të Calais.

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron shprehu keqardhjen e tij për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, zyrtarët lokalë, sipas BBC, thanë se viktimat ishin nga Iraku dhe Siria.

Emigrantët raportohet se u gjenden në vështirësi menjëherë pasi varka ishte nisur nga brigjet e Francës drejt Anglisë rreth orës 02:00 të natës. Me dhjetëra po tentonin që të hipnin në varkë ndërkohë që u largua nga plazhi, dhe e gjetën veten në vështirësi në det.

Shumë prej tyre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vijuan deri në orën 05:00.

Ngjarja vjen një ditë pasi u regjistrua varka e parë e vogël që kaloi Kanalin Anglez. Ajo vjen pas një periudhe gati 4 javore ku nuk ishte regjistruar asnjë kalim i paligjshëm i emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo sipas autoriteteve, për shkak të motit të keq.

Viti i shkuar shënoi numrin më të lartë të personave që kaluan ilegalisht nga Franca drejt Britanisë./tvklan.al

Paraardhëse

Shqipja refuzon kërkimfaljen e Blerandos: Gjithçka që bën është aktrim

Pasardhëse

Drini Zeqo flet për herë të parë: Babain e humba papritur. U ndamë pa folur

Pasardhëse

Drini Zeqo flet për herë të parë: Babain e humba papritur. U ndamë pa folur

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.