• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Rama armiku më i madh i Kosovë. Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi veprën e zezë

15 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama pasi dështoi me turp, u bë si argat i Vuçiçit promotori kryesor i Ballkanit të Hapur.

Berisha mes tjerash tha: Rikujtoni pak pa bërë betimin fluturoi në Kosovë, e pritën si kryeministrin e Shqipërisë në parlament. Hyri si bandit, boshatisi parlamentin sepse fyeu historinë e Kosovës, arkitektin e pavarësisë së saj, të pavdekshmin Ibrahim Rugova. Miqtë e mi! Beteja e tij kundër popullit të Kosovës, është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë, pas asaj të Aleksandër Vuçiç. Sot ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Ua them ju, ua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin, nisën projektet për copëtimin, ndarjen e Kosovës për llogari të Vuçiç.

Edi Rama pasi dështoi me turp, u bë si argat i Vuçiçit promotori kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë dhe shqiptar, cilido që e ndjen vetën të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Mos harroni se për shkak të Vuçiçit dhe Sergei Lavrov, Edi Rama e shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovë. Shndërroi Tiranën në megafonin e Kremlinit kundër Kosovë. Pasi dështoi dhe me Ballkanin e Hapur, u vërsul si i tërbuar, vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera.

Çdo shqiptar të pyesë veten sonte, çfarë lidhje ka ky me qenie tonë, ç’lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar, me interesin tonë kombëtar. Është koha për të dëgjuar këta burra e gra të cilët mblidhen çdo natë për një apel, kushtrim për secilin shqiptar kudo që ndodhet. Nëse ndaj Kosovës Edi Rama u dëshmua një Enver i dytë që e shiti atë, një Pashiç në Tiranë, si u dëshmua ai ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi veprën e zezë të tij ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Unë nuk di ndonjë rast, ndonjë luftë, ndonjë tragjedi natyrore që të ketë larguar nga vendi në 8 vite mbi 33% të një populli të një vendi.

Lufta e Dytë botërore më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër ishte në Poloni. Polonia humbi 20% të popullit shqiptar. Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës humbën 33% dhe mban sekret prej kaq muajsh rezultatin e regjistrimit të popullatës. Nuk e nxjerr se ajo është akuza më e rëndë e gjenocidit që kjo mostër kreu ndaj kombit të tij. Ndaj dhe kjo tribunë, ky parlament i guximit njerëzor, i dinjitetit njerëzor, atdhetarisë dhe interesit kombëtar fton çdo shqiptar të bashkohet në këtë betejë.

Paraardhëse

Kosova përkujton 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Pasardhëse

Situata e motit në vend, flet sinoptikania: Sot priten edhe rrebeshe

Pasardhëse

Situata e motit në vend, flet sinoptikania: Sot priten edhe rrebeshe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.