• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Korridori Blu, Rama tregon detaje nga mbledhja e qeverisë: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar

10 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp ku dha detaje se çfarë ndodhi. Ai theksoi se këtë herë mbledhja tradicionale maratonë e shumicës qeverisëse ka patur 3 sesione ku në fokus ka qenë parlamenti, institucionet qendrore dhe në fund një mbledhje e ngushtë e kabinetit qeveritar.

“Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisë, me veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor”, u shpreh Rama.

Para se të kalonte tek pyetjet e gazetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan dhe që kanë të bëjnë me ato infrastrukturore. Ai theksoi se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar për të cilin tha se është nevralgjik si pjesë e Korridorit Blu.

“Dëshiroj të them se në diskutim për veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, portuale dhe aeroportuale kemi diskutuar dhe kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me Korridorin Blu. Faktikisht brenda këtij viti do hapim për qarkullim aksin shumë të rëndësishëm nevralgjik të Thumanë-Kasharit ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Kemi qartësi për ecurinë e aksit e procesit për të filluar punën me aksin Milot-Thumanë, pjesë tjetër shumë nevralgjike. Besojmë që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që praktikisht përfundon gjithë boshtin e Korridorit, ndërkohë që po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan, po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën për financim të bajpasit të madh të Elbasanit, në kushtet kur Korridori VIII ecën me shumë shpejtësi falë gjeologjisë dhe terrenit të favorshëm deri sot që flasim”, u shpreh Rama.

Për kryeministrin duke parë edhe mënyrën si ka ecur puna do të përfundojë segmenti i parë hekurudhor Tiranë-Durrës.

“Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, sipas gjasave brenda vitit dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur 10 stacione të tjera nga Kashari deri në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për rrugën Durrës-Rrogozhinë, kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shkuar më poshtë Rrogozhinë-Pogradec, që të kompletojmë Korridorin VIII me vijën hekurudhore”, tha ai.

Sa i përket projektit strategjik hekurudhor Durrës-Prishtinë, ai theksoi se ka një dakordësi nga të dyja qeveritë që vija hekurudhore të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe të përfundojë në Prishtinë.

“Ka një dakordësi në parim nga të dyja strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra, për sa kohë, po të kemi Vorë-Hani i Hotit, nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, u shpreh Rama./tvklan.al

Paraardhëse

Rama: Po finalizojmë krijimin e një shoqërie aksionere, për prodhimin e automjeteve

Pasardhëse

“Sa kohë ka flakadanë në Kuvend, ne votojmë dhe largohemi”, Rama: Të gatshëm për çdo negocim

Pasardhëse

“Sa kohë ka flakadanë në Kuvend, ne votojmë dhe largohemi”, Rama: Të gatshëm për çdo negocim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.