• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rama i propozon Tavos Himarën”, “Kathimerini”: Kryetar i përkohshëm deri në vendimin për Belerin

4 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta greke “Kathimerini” në një artikull të publikuar së fundmi është fokusuar tek situata në Bashkinë e Himarës. “Kathimerini” shkruan se kryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor në Himarës.

I përzgjedhur sipas saj është ish-deputeti Vangjel Tavo, më tej “Kathimerini” shkruan se mes kryeministrit Rama dhe Tavos ka pasur edhe një takim.

“sh-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjl Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes dy burrave ishte acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë në nivel njerëzor, për një ngjarje të pakëndshme, pikërisht vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik”, shkruan gazeta greke.

Sipas “Kathimerini” kryeministri Rama dhe Tavo janë takuar në një kafe të njohur në Tiranë, dhe aty kryeministri i ka propozuar mundësinë për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, duke i kërkuar ndihmë që ai të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës.

iç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Rama i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

Më tej gazetar greke “Kathimerini” shkruan: Tavo nuk e hodhi poshtë propozimin dhe thuhet se deklaroi se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

“Kathimerini”, thekson më tej se sipas asaj që Tavo u ka treguar bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Rama nuk e hodhi poshtë arsyetimin e tij dhe më pas Tavo njoftoi qeverinë greke, ndërsa çështja mbetet e hapur, pasi në Athinë thuhet se kjo kërkesë nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga pala shqiptare.

Burime qeveritare në Athinë pohuan në të njëjtën kohë se “padyshim personi që do të zgjidhet nuk mund të jetë nga ambienti Rama, por duhet të jetë sa më afër qëndrimeve të minorancës”, ndërsa nuk përjashtuan që ky person të jetë Tavo, duke theksuar se nuk kanë marrë informacion përkatës nga Tirana, shkruan Kathimerini. Me sa duket, pala shqiptare po përpiqet t’i gjejë një zgjidhje çështjes Beleri pa Belerin, duke piketuar edhe personalitete të tjera minoritare përtej Tavos, ndërsa pala e kryebashkiakut të paraburgosur përpiqet të djegë çdo skenar në këtë drejtim, shkruan Kathimerini.

Paraardhëse

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, policia jep detaje

Pasardhëse

Atmosfera në Tiranë në minutat e para të Vitit të Ri 2024, publikohen pamjet magjike nga avioni (VIDEO)

Pasardhëse

Atmosfera në Tiranë në minutat e para të Vitit të Ri 2024, publikohen pamjet magjike nga avioni (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.