• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Censusi i vitit 1901: Ja sa shqiptarë jetonin në Itali, shqipja flitej në 47 komuna

27 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Shqip+
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot ‘Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë’, 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).

Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.

Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e:

Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna
Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna
Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna
Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.

Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

‘Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI’. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.

Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë.

Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

NGA: Aurenc Bebja, Francë.

Paraardhëse

Majlinda po udhëheq kampin në Itali me rreth 1.500 xhudistë

Pasardhëse

Erdogan e krahasoi me Hitlerin, reagon Netanyahu: Njeriu që po kryen gjenocid kundër kurdëve, po na shet moral

Pasardhëse

Erdogan e krahasoi me Hitlerin, reagon Netanyahu: Njeriu që po kryen gjenocid kundër kurdëve, po na shet moral

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.