• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Heqja e imunitetit të Berishës, Këlliçi: Ky është momenti që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë

21 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë”, kështu është shprehur deputetit i PD, Belind Këlliçi. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi u shpreh se ky është një moment që Partia Demokratike duhet t’i thirrë mendjes për të kuptuar se po vendi po shkon drejt instalimit të autokracisë totale.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij deputeti Këlliçi u shpreh se të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e ndjejnë se do të duhet të dyfishojnë punën e tyre dhe angazhimin e tyre publik që opozita të dalë nga kjo situatë.

Belind Këlliçi: Nga java tjetër do të ketë një angazhim shumë herë më të madh të kryesisë të Këshillit Kombëtar. Sali Berisha nuk do të jetë aty, por do të vazhdojë ta drejtojë.

Blendi Fevziu: A ka hapa konkret?

Belind Këlliçi: Sapo ka ndodhur dhe është një ditë jo e zakonshme për Partinë Demokratike dhe zinxhirin drejtues. Kjo është hapi i parë sa i përket zinxhirit drejtues. Patjetër PD do të duhet të hapet, por kjo është një fazë e dytë e cila do të nisë me fillimin e vitit që i përgjigjet zgjedhjeve të 2025. Pikë së pari ne duhet të mbajmë PD aktive në terren gjithë kohën. Deputetët janë të bashkuar, e cila do të japë një mesazh që në aktivitetin politik të grupit parlamentar nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Do të vazhdojë e njëjta kauzë dhe jeta do të vazhdojë.

Blendi Fevziu: Ju e shifni që PD do të rivitalizohet duke pasur Berishën dhe në ‘arrest shtëpie’ apo mendoni se kjo mund të vijë përmes një delegimi dhe krijimi të një lidershipi të ri?

Belind Këlliçi: Etapa e parë është kjo që ndodh. Unë e pashë edhe vetë sot dhe të gjithë anëtarët e ndjejnë se duhet të marrin më shumë përgjegjësi do të duhet të dyfishojnë punën e tyre, angazhimin e tyre publik. Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë. Është një moment për t’i thërritur mendjes dhe për të kuptuar se po shkojmë drejt instalimit të autokracisë totale në vend.

Ndër të tjera Këlliçi u shpreh: “Ajo betejë që po bëhet sot nga opozita është që ky vend të ketë një opozitë reale, jo të kapur të kontrolluar dhe satelit të qeverisë. Unë nuk kam bërë ndonjëherë opozitë të tillë.” tha ai.

Paraardhëse

“Taulanti kërkon një motër” rrëfen shpullat e Yllka Mujos: Nuk e shikoj më filmin sepse

Pasardhëse

“Drejtësia bën kalkulime në procese politike”, Baton Haxhiu debat me Këlliçin për SPAK: Ku jeton ti mor burrë?

Pasardhëse

“Drejtësia bën kalkulime në procese politike”, Baton Haxhiu debat me Këlliçin për SPAK: Ku jeton ti mor burrë?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.