• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Ç’po ndodh në Malin e Zi? Nisin hetimet për parregullsi në regjistrimin e popullsisë

16 December, 2023
në Rajon
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, (Monstat) konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.

Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale.

Pas informacioneve të konfirmuara nga Monstat, Departamenti i Policisë për Krim dhe Korrupsion dhe Prokuroria i kanë kërkuar Monstatit që të paraqesë listat origjinale për rastet kur dyshohet për shkelje.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara. Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar.

Mjetet e shkrimit, për rastin në fjalë, dyshohet se përmbajnë bojë e cila fshihet lehtësisht në temperatura më të larta, duke mos lënë gjurmë në sipërfaqen e fshirë.

Mali i Zi filloi më 3 dhjetor procesin e regjistrimit të popullsisë pas disa shtyrjeve. Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi duhet të fillonte në tetor, por kryeministri Milojko Spajiq ofroi shtyrjen për disa kohë, pasi partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve kërkoi plotësimin e të gjitha kushteve të parashikuara në marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë që kishte nënshkruar me kryeministrin. Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Edhe në raportin e Komisionit Evropian u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2011 në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, me qëllim përcaktimin e të dhënave statistikore për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat. Rezultatet e para të regjistrimit treguan se Mali i Zi ka 625266 banorë dhe 194795 familje. Sa i përket përkatësisë kombëtare dominoi komuniteti malazez me 44,98 %, pasuar nga komuniteti serb 28,73%, boshnjakët 8,65% dhe shqiptarët me 4.91%. /VOA

Paraardhëse

“A e kam garancinë e jetës?”, Karamuço zbardh prapaskenat se çfarë ndodhi me Mjacajn në burgun e Peqinit

Pasardhëse

Si futen sendet me dronë në burgje? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat e bujshme: Lënë peshqira në dritare natën

Pasardhëse

Si futen sendet me dronë në burgje? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat e bujshme: Lënë peshqira në dritare natën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.