• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ky është një moment kthese vendimtare”, Berisha “sinjal” mazhorancës

16 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
107
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Gjirokastër ku foli para mbështetësve të tij. Berisha u shpreh se ky është një moment kthese vendimtare, dhe se do ngrihen në një mosbindje civile.

”Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar.

PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik.

Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve.

Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona.

Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit.

Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre.

Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë.

Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Mblidhemi pra në një regjim, në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

A nuk u themeluam ne si parti e votës së lirë? Ne sollëm votën e lirë në Shqipëri, ne i përzumë me votën e lirë ata që erdhën me armë dhe rebelim komunist në vitin 1997.

Ne dorëzuam pushtetin me votën e lirë dhe ne mbetemi dhe do jemi të betuar, të gatshëm për të paguar çdo çmim për votën e lirë të shqiptarëve.

PD, në njëfarë mënyre ra në apati, në raport me vlerën më themelore pas jetës të një shoqërie të lirë: vota e lirë.
Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë.

Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën tuaj dhe ne kemi qenë shumë seriozë në këtë premtim.

Natyrisht mbase ka pasur keqkuptim, mbase është kuptuar se ne ditën e zgjedhjeve do rrëmbejmë armët për të mos lejuar grabitjen.

Jo, nuk ishte ajo kuptimi i zotimit tonë. Kuptimi i zotimit tonë ishte se ne do verifikojmë çdo vjedhje dhe se ne hajdutit nuk do ia falim kurrë votën.

Ky ishte kuptimi i atij zotimi. Ndaj dhe ne e kemi detyrim premtimin që u dhamë shqiptarëve që do mbrojmë votën tuaj.

Ndaj sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë.

Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Por ne nuk do e bëjmë atë.
Ne jemi parti e misioneve të mëdha.

Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër, që dallon aq sa dallojnë dy pika ujë në raport me votën, me dajën e tij xhelat të inteligjencës së diktaturës, Spiro Koleka.

Dallon në këtë aspekt me të atin xhelat që firmoste varjen në litar të disidentit.

Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë.

Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës. Detyrimin tonë për të garantuar votë të lirë për shqiptarët.
Ndaj dhe kjo është një kthesë.

Nuk e kemi bërë, nuk e bëmë më 26 prill, kur ne nuk duhet të lejonim kurrë të hynte në kryeministri kryebanditin që shpërndau 230 milionë euro për të vjedhur votat dhe prishur rezultatin e zgjedhjeve.

Por ajo nuk shkon më, ato data nuk përsëriten më. Nuk jemi ata ne, ne jemi ata që kemi sjellë votën e lirë dhe do e garantojmë me çdo kusht”.

Paraardhëse

Manjati i teknologjisë Elon Musk vizitë në Shqipëri? Zbardhet biseda me Ramën (VIDEO)

Pasardhëse

Çështja e Himarës, Mitsotakis apel Ramës: Të pranohet se Beleri fitoi zgjedhjet dhe të betohet

Pasardhëse

Çështja e Himarës, Mitsotakis apel Ramës: Të pranohet se Beleri fitoi zgjedhjet dhe të betohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.