• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“8 dhjetori dita më e rëndësishme pas Pavarësisë”, Berisha: Studentët e 33-viteve më parë ndanë epokat dhe vendosën të ngrihen për pluralizmin

8 December, 2023
në Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për 8 dhjetorin e vitit 1990. Në bisedën me të rinjtë, Berisha tregoi edhe për ndjesitë e tij, kur shikonte studentët që edhe pse dhunoheshin nga regjimi, ata sërish ngriheshin në protestë.

Sipas kryetarit të PD-së, data 8 dhjetor është dita më e rëndësishme pas asaj të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë nga fjalimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe gëzuar ditën tuaj.

Dua t’ju garantoj se kjo ditë është dita më e rëndësishme pas Pavarësisë së Shqipërisë, në historinë tonë të lirisë. Është një ditë kur bashkëmoshatarët tuaj 33 vite më parë ndan epokat, ndan sistemet, ditë, atyre u takoi ky mision historik. Nuk ndodh shpesh ndoshta edhe në një jetë njeriu, por gjeneratës së të rinjve të vitit 1990 u takoi ky mision ky fat dhe ata u treguar në lartësinë e guximit njerëzor, në lartësinë e ëndrrave të tyre të lirisë, por me një dallim shumë thelbësor nga ju që keni lindur dhe jeni rritur në një epokë lirie, ata djem dhe vajza nuk kishin jetuar një ditë të vetme në liri apo në një vend të lirë. Dhe kjo është shumë e veçantë.

Do tu them një eksperiencë timen personale.

Unë dilja jashtë shtetit në ato kongreset e kardiologëve, por a e dini ju se unë ngado që shkoja nuk ndihesha i lirë. I tillë ishte formimi ynë në raport me lirinë dhe megjithatë, ishin moshatarët tuaj që 33 vite më parë, studentë,vendosën të ngrihen për pluralizmin të cilin ata nuk e njihnin se çfarë është.

Të ngrihen kundër diktaturës si e keqja më e madhe që mund të kapë një komb për një sistem tjetër që ata nuk e kishin jetuar asnjë ditë.

Të ngrihen në një akt guximi sublim sepse diktatura edhe në atë kohë nuk kursente breshëritë e kallashnikovëve mbi gjokset e të rinjve, të cilët niseshin për të kaluar kufirin pasi u hoq ligji i tradhtisë së lartë për arratisje.

Kështu që ajo ditë është në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, pas pavarësisë së vendit, dita më e shënuar në lirinë e shqiptarëve.

Para 8 dhjetorit përpjekje të tjera u bënë, bën një heroizëm një kryengritje të vërtetë, përsëri të rinjtë, të rinjtë punëtorë të Tiranës, u vërsulën si heronj mbi muret e ambasadave, e thyen Murin e Berlinit në Tiranë në 2 korrik, e thyen. Bën atë që bën gjermanët e lindjes në Çeki, në Hungari, por për fatin më të keq, shoqëria ishte e mpirë. Ata e bën detyrën e tyre, ata e përmbysën diktaturën por Tirana nuk doli në mbështetje të tyre, soditi, e humbi shansin.

Nga 2 korriku dhe në vazhdim, shpresat ishin shumë të pakta. Dominonte ideja se Shqipëria të mbeste si Kuba e Adriatikut. Por Shqipëria përjetonte varfërinë dhe urinë kronike me pasoja nga më të rëndat. Burgjet i kishte plotë me të burgosur politikë.

Pati edhe para 2 korrikut, lëvizje të rëndësishme në Shkodër, Kavajë por përsëri regjimi nuk ra. Nga kryengritja e 2 korrikut u duk se ay do mbetet Kub e socializmit në brigjet e Adriatikut.

Por ata të cilët bënë historinë dhe i dolën ballë diktaturës ishin studentët dhe i dolën me një guxim epik.

Kam pasur fatin të jem, jo natën e parë kur dolën në qytetin e tyre në protestë, por të nesërmen kam shkuar me dy miq të mirë dhe jam gjendur ballë tyre. Ata u përballën me një egërsi të pashoqë. Me forcat më të egra të diktaturës, të cilët u vërsulën me një egërsi të paimagjinueshme. I merrnin pasi binin pa ndenja përtokë.

Madhështia e tyre qëndroi në faktin se ata edhe një orë pasi kishin pësuar këtë agresion barbar ishin të gatshëm të përlesheshin përsëri dhe në darkë u mblodhën përsëri të mblidheshin në shesh.

U ndala në këtë moment sepse i pamposhtur është ai njeri i cili që pasi rrëzohet, ngrihet, që pasi humbet një moment, lufton për të fituar tjetrin. Dhe kjo ishte historia e asaj lëvizje e cila në rrugë paqësore përmbysi diktaturën më të egër në të gjithë Europën ish-komuniste.

Ajo lëvizje bëri të mundur që Shqipëria të ecte me një shpejtësi drite pavarësisht kritikave që ekzistojnë.

Por kur mendon se në vitin 1992, të ardhurat për frymë ishin gjithsej 204 dollarë, rroga ishte 6 dollarë, kur mendon se dyqanet ishin krejtësisht bosh, mungesa të gjithanshme dhe u arrit në rrugën e lirisë, që të anëtarësohemi në NATO, u arrit po në këtë rrugë të anëtarësohemi në Këshillin e Europës, të fitojmë lëvizjen e lirë, të marrim rekomandimin nga Komisioni Europian të Statusit të Vendit Kandidat, u arrit brenda 4 viteve në vendin më hiperkolektivist të Europës.

80% e Prodhimit të Brendshëm të vijë nga sektori privat. U arrit që kursi i shkëmbimit i cili në një inflacion 3-4 shifror të stabilizohet i lirë, pra u arrit që shqiptarët të ngjiteshin në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. U arrit me përpjekje të mëdha dhe serioze, që në arsim të shënohet jo niveli që duhet të ishim por ngjitje vertikale në Pisa, shumë premtuese.

Të gjitha këto janë meritë e lirisë, e ligjit, e funksionimit të ligjit, shtetit ligjor, e shpresës që shqiptarët filluan të kenë te vendi i tyre.

Paraardhëse

“Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia”, Konjufca: BE s’duhet të paraqiste projekt-statutin

Pasardhëse

Nis talent-show më i madh muzikor “X Factor Albania”

Pasardhëse

Nis talent-show më i madh muzikor “X Factor Albania”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.