• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Agron Llakaj flet për familjen: Sakrifikoi që unë të bëhesha aktor

7 December, 2023
në Rozë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema.

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë aktori i njohur Agron Llakaj, i cili gjithashtu është pjesë e filmit. Ai ka folur më shumë mbi rolin e tij dhe për filmin, por jo vetëm.

Aktori ka folur dhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës…

Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet.

Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë tek nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.
Lufta e astistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakoshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi tek libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim tek kjo.

Lidhur me ndarjen nga jeta të dy aktorëve të mëdhenj, Zef Deda dhe Mirush Kabashi, dëshiron të ndash dy fjalë?

Nuk kam pasur miqësi me Zefin, por me Julin kemi një lidhje tjetër. Zefi ishte Zefi. E ndjeja që duhet të vrapoja të gjendesha te ceremonia e lamtumirës së tij. Ndërsa me Mirushin kam pasur miqësi. Kemi qenë në shumë aktivitete bashkë. Mirushi u kthye në një mesazh përcjellës. Kudo shkonte me ato recitimet e tij, që thoshte se duhet të jemi shqiptarë pavarësisht çfarë feje kemi. Ai mori natyrën e një mbi-njeriu duke përcjellë mesazhe të tilla. Nuk e prisja të ikte kaq shpejt. Ndjeva një dhimbje të thellë e të madhe. Vepra e një artisti e bën atë të pavdekshëm.

Paraardhëse

Dua Lipa bën lëvizjen “e çmendur”, publikon numrin e telefonit! Thirrje fansave: Më shkruani

Pasardhëse

E provoni gjellën për kripë dhe 5 gabime të tjera që bëni në kuzhinë me të cilat po rrezikoni familjen

Pasardhëse

E provoni gjellën për kripë dhe 5 gabime të tjera që bëni në kuzhinë me të cilat po rrezikoni familjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.