• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha akuza ndaj Ramës: Tirana është shndërruar në Beograd të dytë kundër Kosovës

2 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Kombi ynë është në vdekje”. Më këto fjalë iu drejtua Sali Berisha kuvendit kombëtar të rithemelimit, ku pritet votëbesimi i tij si kryetar.

Në një dekadë qeverisje nga socialistët, Berisha ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama si shkaktar të shpopullimit dhe humbjes së shpresës së shqiptarëve.

“Të bëjmë një reflektim më të thellë se ky fundvit shënon një dekadë nga më të zezat në historinë e Shqipërisë, një dekadë ku humbën votën e lirë, kombi humbi shpresën dhe 1/3 e gjakut të tij. Arritjet tona u shpërbënë. Shteti ligjor u zëvendësua me narko-shtetin.

Sot kombi ynë është shpresëhumbur, është një komb që lëngon se trupi i tij është i kapluar nga metastazat e drogës e krimit. Është një komb që dergjet në varfëri e skamje, se është kombi më i plaçkitur ndër kombet e Evropës.

Prona private grabitet jo më nga komunistët, por nga investitorët strategjikë. Shqiptarët vijojnë të persekutohen nga bandat e qeverisë dhe patronazhistët. Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi skapin e gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale”, ka thënë Berisha.

Ai tha se Tirana është kthyer në Beograd të dytë kundër Kosovës.

“Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë, duke e shndërruar Tiranën në Beograd të dytë kundër Kosovës”.

Përveç shpopullimit, ai akuzoi Ramën edhe për uljen e numrit të lindjeve në vend dhe rikthimin e burgosjeve politike.

“Më keq se në tërë historinë kombëtare popullsia është ulur me 35 për qind në 10 vjet. Me braktisjen masive të vendit dhe dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, gjë që nuk ndodhi as në komunizëm.

Të gjitha këto ndodhin nën shëmbëlltyrën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtet dhe kërkon të mbajë pushtetin me forcë dhe ky demon është Edi Rama. Jemi në kushtet e një diktature të re në narko-diktaturë ku njëlloj si në diktaturën ideologjike u rikthyen burgosjet politike të opozitës”, tha ndër të tjera Berisha në kuvendin kombëtar të rithemelimit.

Paraardhëse

Mediat britanike shkruajnë për vizitën e Rita Orës në Kosovë, zbulojnë projektin që ajo po realizon në vendlindje

Pasardhëse

Samiti ndryshimeve klimatike, Rama: Ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë

Pasardhëse

Samiti ndryshimeve klimatike, Rama: Ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.