• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shuhen tensionet mes Hamasit dhe Izraelit, gati marrëveshja, ja çfarë përfshin

21 November, 2023
në Aktualitet, Botë
0
233
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh është shprehur se janë afër një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin.

Zyrtarët e Hamasit janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigje ndërmjetësuesve të Katarit, tha Ismail Haniyeh në një deklaratë për Reuters.

Haniyeh nuk zbuloi më shumë detaje por një zyrtar i grupit tha për Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi me të burgosurit palestinezë në Izrael.

Zyrtari tha se të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të shpallen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata.

Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael që vrau 1200 njerëz. Bisedat për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar për ditë të tëra.

Reuters raportoi javën e kaluar se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje për Hamasin dhe Izraelin për të shkëmbyer 50 pengje në këmbim të një armëpushimi tre-ditor që do të nxiste dërgesat e ndihmave urgjente për civilët e Gazës, duke cituar një zyrtar të informuar mbi bisedimet.

Ndërkohë teksa negociohet për armëpushim, sulmet vijojnë.

Disa persona kanë vdekur pasi një kamp refugjatësh në qendër të Gazës u bombardua në mesnatë.

Agjencia palestineze e lajmeve ËAFA fajësoi Izraelin për sulmin e supozuar, por nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Kampi u përfshi gjithashtu nga sulmet ajrore të premten dhe të dielën.

Izraeli ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë operacionit të tij ushtarak, por kritikët kanë argumentuar se rrethimi dhe bombardimet e tij të pamëshirshme janë ndëshkim kolektiv ndaj popullit të Gazës.

Paraardhëse

Historia e një të dënuari të pazakontë shqiptar: Bëri 13 vite burg, lexoi mbi 2500 libra dhe krijoi një alfabet sekret

Pasardhëse

Temperatura ekstreme në Brazil, ja sa gradë celcius shënon termometri

Pasardhëse

Temperatura ekstreme në Brazil, ja sa gradë celcius shënon termometri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.