• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Foltorja kalon online, masat e sigurisë në Kuvend, tani protesta përmes “zoom”

16 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kjo javë nuk i ngjan aspak paralajmërimeve të opozitarëve në aksion, që kanë thënë se do të shkojnë drejt ekstremit, me ngujim në grevë urie në Parlament.

Pasi nuk arritën të bllokojnë mbledhjet e komisioneve parlamentare, që kaluan online, në javë diskutimesh të rëndësishme, siç është buxheti i vitit të ardhshëm, vetë deputetë e dy grupeve të Berishës e Bardhit, ndryshuan kurs.

Këtë javë pothuajse çdo ditë, deputetët demokratë, kaluan në normalitet dhe iu kthyen daljeve mediatike, nga Kryesia e Kuvendit, për të treguar se janë kundër buxhetit, me arsyetimin se nuk shkon tek qytetarët, por një grup të vogël njerëzish.

Por jo vetëm kaq. Deputetët e opozitës, i janë bashkuar dhe mbledhjeve të komisioneve online, që vetë i kundërshtuan për paligjshmëri. Këtë të enjte, Komisioni përgjegjës, ai për Ekonominë miratoi projektbuxhetin vetëm me votat e socialistëve por edhe me pjesëmarrjen e një deputetëve të Berishës, Edmond Spaho.

Deputeti i opozitës qëndroi deri në fund të mbledhjes, nuk shprehu asnjë kundërshtim apo revoltë, si ato që janë parë më parë nëpër komisione. U mjaftua vetëm me votë kundër në fund.

Por nuk ka qenë vetëm ai. Pjesë e komisioneve janë bërë dhe deputetë të tjerë, të Berishës e Bardhit. Berisha vetë thotë se deputetët ia kanë detyruar të marrim pjesë.

“I kanë detyruar të futen online. Kanë shkuar fizikisht, pala tjetër është futur online. I kanë shtyre në klandestinitet. Ata kanë shkuar në emër të grupit.”

Arsyetimi nuk duket fortë bindës, më shumë se sa ndryshim strategjie që nisi me paralajmërime të forta. Megjithatë vetë Bardhi ka thënë se të hënën, kur do të miratohet në parim projektbuxheti, deputetët do të bllokojnë seancën.

Paraardhëse

Korrupsion dhe ndikim rus në rajon, SHBA vendos në listë të zezë 10 politikanë e biznesmenë nga Ballkani

Pasardhëse

Ky është autobusi që njerëzit e famshëm përdorin në turnetë e tyre, kushton deri në 1.5 milionë dollarë

Pasardhëse

Ky është autobusi që njerëzit e famshëm përdorin në turnetë e tyre, kushton deri në 1.5 milionë dollarë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.