• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Inflacioni normalizohet në 2024-ën”, Rama: Kemi forcuar bazën e ekonomisë. Rritje të ndjeshme pagash do ketë edhe në sektorin privat

15 November, 2023
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama theksoi nga Dibra ku po mbahet Asambleja e Zgjeruar e PS-së se inflacioni do të normalizohet plotësisht në 2024. Ai theksoi se me buxhetin e vitit që vjen, do të ketë rritje historike për mësuesit, infermierët dhe kategori të tjera, që sipas të cilit, kanë ardhur si rezultat i forcimit të ekonomisë.

“Në një vend sot që deri në fund të muajit tetor numëronte 9 milionë turistë brenda vitit, në një vend ku aeroporti i Tiranës ka kapërcyer aeroportin e Beogradit që historikisht ka qenë aeroporti rajonal i Ballkanit. Në një vend ku nëse shohim çfarë thonë organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, Shqipëria ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Shqipëria në rajon ka që prej momentit kur ka filluar kriza e çmimeve si rezultat i luftës, ka inflacionin më të ulët në rajon dhe vitin e ardhshëm norma e inflacionit do të jetë e normalizuar plotësisht, 2-4 për qind.

Në një vend ku Leku është i barabartë me Euron, që nëse ne e kemi rritur pagën minimale 400 mijë lekë, paga minimale është 400 euro. Nuk ka qenë kështu më parë sepse euro ishte më e fortë se leku. Sot jemi një me një. Sepse ekonomia është rezistente dhe rruga e ngjitjes është në një nivel tjetër. Nuk jemi në majën ku duhet të ngjitemi që ta konsiderojmë të kryer misionin e kësaj faze të historisë së pluralizmit dhe kalimit nga diktatura në demokraci por në një nivel tjetër. Pse jemi në nivel tjetër?

Në buxhetin për 2024, do të rrisim pagat e mësuesve më shumë se asnjëherë më parë, të infermierëve, e punonjësve të rendit, e ushtarakëve, e të gjithë punonjësve të shtetit dhe në mesin e vitit të ardhshëm, paga mesatare në Shqipëri do të jetë 900 euro. Janë 400 milionë euro që do të shkojnë për pagat plus. Kjo vjen si rezultat i faktit që kemi forcuar bazën e ekonomisë, kemi zgjeruar burimet dhe rritur të ardhurat, duke rritur mundësitë për të shpërndarë shumë më shumë, ashtu sikundër edhe në sektorin privat rritja e pagave është e ndjeshme dhe do të jetë më e ndjeshme vitin e ardhshëm. Dua t’ju them, sidomos atyre në emigracion, se ata e dinë më mirë, që sot në Evropë ka mbaruar koha kur shkoje dhe bëje një punë të zakonshme, dhe në fund të muajit kishe mundësi të kurseje dhe t’i çoje dhe familjes. Nuk mbetet më asgjë në fund të muajit për ata që bëjnë një punë të zakonshme. “, u shpreh Rama.

Paraardhëse

Të hënën ndeshja në Tiranë, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkojë me Kurtin në stadium?

Pasardhëse

Berisha: Aksionet e opozitës nuk do të ndalen

Pasardhëse

Berisha: Aksionet e opozitës nuk do të ndalen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.