• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Si ka mundësi që vetëm 500 metra larg një komisariati të ndodhin episode dhune të tilla”, dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, deputetja e PD ngre disa pyetje për institucionet përgjegjëse

10 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase ngri disa pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë në një kopsht privat në Tiranë ku pak ditë më parë u dhunua barbarisht një vajzë 3-vjeçare.

Reagimi i deputetes:

Ngjarja tronditëse e ndodhur disa ditë më parë në një kopsht privat na ka tronditur të gjithëve. Si nënë e dy fëmijëve, nuk kam fjalë dhe ndjej keqardhje për gjithë situatën. Dua të shpreh mbështetjen time ndaj prindërve të vogëlushes dhe ndaj vajzës për të cilën shpresoj që ta harroj si episod dhe të ketë jetë sa më të gjatë, me shëndet dhe e rrethuar me sa më shumë dashuri. Si një qytetare dhe përfaqësuese e tyre, kërkoj zbardhjen deri në detaje të kësaj situate aspak normale. Kam pritur derisa të dilnin të gjitha detajet, për të pasur një panoramë më të qartë të dinamikave, të kësaj situate që çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah detaje të cilat sic kanë thënë dhe koleget e mia, bëhen vetëm në filma dhe mesa duket kjo ngjarje duhet të futet në zhanrin e filmave horror.

Nga kjo ngjarje dalin shumë pikëpyetje të cilat mendoj se duhet të kenë përgjigje për të gjithë qytetarët. Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qendër te Tiranës, në qendër të Bashkisë Tiranë që del dhe flet vazhdimisht për arritjet dhe për ndërtimin e kopshteve të reja, të lulëzoj një kopsht pa licencë?

Si ka mundësi që i shpëtoi gjithë zinxhirit shtetëror, Inspektoratit shëndetësor, tatim-taksave, AKU? Si ka mundësi që vetëm 500 metra larg një komisariati të ndodhin episode dhune të tilla të cilat nga të dhënat që po dalin në dritë, nuk janë raste të izoluara në këtë të ashtëquajturin kopsht fëmijësh?

Janë marrë në pyetje dy efektivë policie që kanë fshehur këtë rast dhune, edhe pse prindërit e kanë denoncuar rastin në datën 2 nëntor. A janë ata të vetmit që kanë gisht në këtë gjë? Si ka mundësi që policia bëhet palë me agresorin dhe nuk ndihmon qytetarët për të cilët dhe kanë një detyrë për ta bërë. Nga të dhënat që zotëroj, pronarët e kopshtit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me policinë e shtetit, duke pasur shpatullat e ngrohta. I bëj thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet dhe ti shkojë deri në fund kësaj rrjete kriminale që ka zënë policinë tonë pasi cdo vonesë dhe çdo mosreagim është në kurriz të qytetarëve.

Si ka mundësi që Drejtoresha e një institucioni të mbulojë punonjëset e veta për dhunë të përsëritur dhe të mos marrë asnjë masë ndaj këtyre njerëzve që duhet të dëbohen për jetë nga kontakti me institucione që kanë të bëjnë me fëmijët?

Si ka mundësi që policia bashkiake e Tiranës që nuk ka lënë arka banane pa kapur në trotuaret e Tiranës, i shpëton një institucion pa leje për të ofruar këtë shërbim? Apo leja vlen vetëm për ata që shesin banane dhe ministra të cilët as nuk rrezikojnë jetë fëmijësh por duan vetëm të sigurojnë bukën e gojës?

Si ka mundësi që Ministria e Arsimit nuk ka pasur djeni që ky kopsht ka qënë pa leje? Apo kur janë fëmijë të vegjel i dhunojmë dhe më pas kur rriten dhe bëhen studentë i mbajmë me zor dhe peng këtu? A është kjo ajo që duam të lëmë si pasuri brezave që vijnë?

Këto raste nuk janë të izoluara. Çfarë masash janë marrë për ti ndaluar këto episode? Janë bërë kopshtet si banda kriminale që mesa duket asnjë institucion nuk e di se ku rrinë dhe çfarë bëjnë.

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje sa më parë dhe nuk janë pyetje që më vijnë vetëm mua ndërmend por janë pyetje që ka çdo qytetar në këtë vend.

Paraardhëse

Kiara dhe Luizi “kokë më kokë”, ja VIP-at që kanë humbur nga 1 mijë ndjekës në “Instagram”

Pasardhëse

Frrok Çupi sulmon gazetarin e njohur: Kur do të vihet Arjan Çani nën akuzë për thirrjen ‘vrasjen prokurorëve’, pse nuk arrestohet menjëherë nga Policia?

Pasardhëse

Frrok Çupi sulmon gazetarin e njohur: Kur do të vihet Arjan Çani nën akuzë për thirrjen ‘vrasjen prokurorëve’, pse nuk arrestohet menjëherë nga Policia?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.