• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, Rama për marrëveshjen për emigracionin e paligjshëm: S’do ta bënim këtë me asnjë vend tjetër të BE

6 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Italia ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes mes vendit tonë dhe Italisë për çështjen e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se Kur Italia thërret, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet pasi vendi fqinj shtoi ai ka dhënë shumë për shqiptarët.

Më tej, Rama u shpreh se këtë marrëveshje, Shqipëria nuk do të pranonte të firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por raportet me Italinë janë krejt të tjera.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botë si evropian. Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë ven tjetër apo shtet të BE, me gjithë respekton, sepse ka një ndryshim historik dhe kulturor dhe gjithashtu emocione që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi. Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë, që është e vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në atë që quhet “mallkimi për Italinë”, sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Itali dhe BE, por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjerat dhe mbi këtë ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për zgjidhjen, por mendojmë se kemi angazhimin dhe kapacitetin për të dhënë një ndihmë. Ky protokoll është diskutim i gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj në luftën e dytë botërore”, tha ai.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, kreministrja italiane njoftoi marrëveshjen e arritur me kreun e qeverisë shqiptare sa i takon çështjes së emigracionit të paligjshëm. Në kuadër të marrëveshjes, Georgia Meloni tha se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit. Ky proces u shpreh ajo ajo do të shërbejë për seleksionimin e kërkesave për azil të emigrantëve.

“Porti i Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme. Jam e kënaqur me punën e bërë me mikun tim, Edi Rama. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë në një frymë europiane. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht’, tha Meloni.

Paraardhëse

Shqipëria do të strehojë emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Itali

Pasardhëse

Alarmohet NATO! Një avion misterioz hyn në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak

Pasardhëse

Alarmohet NATO! Një avion misterioz hyn në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.