• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Opozita në Kuvend, Fevziu: Është e vetmja mënyrë që të ndihet, se ndryshe nuk do ekzistojë më

3 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka folur mbi situatat e krijuara së fundmi në parlament, ku deputetët e opozitës janë duke ndërprerë çdo mbledhje dhe seancë parlamentare.

I ftuar në studion e “Milori Live”, Fevziu thotë se këto nuk janë forma që nuk njihen në Shqipëri.

Ai u shpreh se opozita është në një situatë të tillë që nuk ka zgjidhje tjetër për t’u evidentuar.

“Opozita po vuan në mënyrë absolute gabimet e veta, faktin që nuk reagoi siç duhej menjëherë pas zgjedhjeve të 2021-it, duhet ta largonte Bashën, duhet të kishte ruajtur kohezionin e brendshëm, duhet të kishte zgjedhur një kryetar të ri opozitë. Sot do kishim një opozitë që do ishte shumë më serioze, shumë më kërcënuese për mazhorancën, nuk e di do fitonte apo jo…Por, me shumë gjasë edhe mund të fitonte sepse shifrat ishin shumë afër. Askush në PD nuk tentoi të përjashtojë Bashën, me përjashtim të Agron Shehajt i cili kandidoi kundër tej dhe ju e dini si shkoi historia.

Pastaj Basha bëri lëvizjen kundër Berishës…Domethënë, ndonjëherë është ajo historia e kumbullave të tharta, që kur i ha nuk të rregullohet goja për një kohë të gjatë. Që do të thotë, nëse opozita do të kishte reaguar më herët do të ishte në një situatë tjetër. Por, në situatën që është nuk ka një zgjidhje tjetër veçse të ndihet, se ndryshe nuk do ekzistojë më fare”, thotë Fevziu.

Sipas gazetarit, mazhoranca është e favorizuar në këtë rast sepse po bën një “lojë” mes dy opozitave në bazë të interesave të saj.

“Edhe po të ikë Berisha, ata që mbeten do ta bëjnë njësoj. Ideja është do pyeten apo jo, do kenë ca të drejta dhe këta apo jo. Nga ana tjetër PS e çon çdo gjë te Berisha dhe kjo e favorizon njëfarë mënyre sepse duket histori 30 vjeçare që përsëritet vazhdimisht. Unë nuk di të them cila është strategjia, është e thjeshtë. Kemi një opozitë e cila do të faktorizohet, që nuk ka as letrat legale të saj, që ia ka pala tjetër. E vetmja mënyrë që të ndihet dhe të evidentohet është të jetë radikale në raport me mazhorancën. Kemi një mazhorancë që luan mes dy opozitave të futura në kaos duke u munduar t’i mbajë dhe t’i lëshojë sipas interesave të veta. Kostoja është tek vendi, ka një mazhorancë shumë të fuqishme dhe një opozitë me probleme. Është momenti që opozita duhet të marrë një vendim, që të ndihet si ekziston”, shtoi ai.

I pyetur se çfarë ndodh nëse opozita krijon protesta, ai u shpreh:

“Janë një formë e jashtëzakonshme e funksionimit të shoqërisë, që e vë në vështirësi qeverinë. Kemi opozita të tjera që kanë dalë në rrugë dhe kanë imponuar vendime. Por që të nxjerrësh njerëzit në rrugë, duhet të tregosh që je i besueshëm dhe që po mbështet një të mirë publike.”

Paraardhëse

Deputetët bllokojnë parlamentin, Salianji zbulon kërkesat e opozitës

Pasardhëse

“Meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femra të zgjuara”, pastori kundërshton gazetaren: Duan një vajzë për shtëpi

Pasardhëse

“Meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femra të zgjuara”, pastori kundërshton gazetaren: Duan një vajzë për shtëpi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.