• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Publikohet propozimi i Edi Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

1 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është bërë publik një propozim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 Qeshor të këtij viti, njofton TV Klan.al.

Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tre janë objektivat kryesorë.

“Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës. Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës. Mbrojtje e dyfishtë”.

Katër janë parimet kryesore.

“Statuti përcakton kompetencat, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të trupës. Statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset osë të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe”.

Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.

Por si do të funksionojë kjo bashkësi komunash? Kryeministri Rama propozon këtë strukturë organizative.

“Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administrata, zyra e ankesave”.

Përsa i përket marrëdhënieve me autoritetet qëndrore, në propozimin e Kryeministrit Rama parashikohen këto sugjerime.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qëndrore dhe lokale në Kosovë. Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Europian

Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Drafti është pranuar nga të dyja palët, si nga pala serbe ashtu edhe nga pala kosovare, që fillimisht e kundërshtoi atë nëpërmjet Kryeministrit Kurti, por duket që presioni ndërkombëtar ka bërë që pala kosovare ta pranojë këtë propozim të Kryeministrit Rama.

“Të dyja palët thanë se projekt-dokumenti mund të shërbejë si dokument i përshtatshëm pune.

Kosova ka ngritur disa çështje, paraqiti disa papërputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumente të tjera. Serbia njoftoi se kishte disa pyetje dhe shqetësime pa theksuar kundërshti të veçanta”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Draft-Statuti nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës. Draft-Statuti ve në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

Pranimi i propozimit të Kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ai parashikon edhe mënyrën e financimit të asociacionit, me kontribute nga anëtarët, autoritetet e Kosovës, grante të tjera dhe donacione përfshirë edhe nga Serbia.

Buxheti dhe shpenzimet të jenë subjekt i një mbikqyrjeje të një periudhe 5-vjeçare nga Bashkimi Europian dhe që mund të rinovohet, ndërsa Auditi i Përgjithshë i Kosovës do të bëjë kontrolle të jashtme ndaj Asociacionit në përputhje me ligjin.

Paraardhëse

Ngjela paralajmëron zhvillimin e bujshëm: Koha ka ardhur, shqiptarët në këtë shtet do të bëjnë lëvizjen mbresëlënëse patriotike

Pasardhëse

Taksat e reja në 2024: ‘Ulen’ akcizat, taksë e re për karbonin, lehtësohet blegtoria

Pasardhëse

Taksat e reja në 2024: ‘Ulen’ akcizat, taksë e re për karbonin, lehtësohet blegtoria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.