Në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, edhe pse me gjyshër pronarë të mëdhenj tokash, nuk ka marrë as 10% të pronave të tij.
Berisha thotë se fisi Begeja, kanë qenë pronarët e tretë të tokave më të mëdha në Tiranë.
Sali Berisha: Kontrata ishte e 2008-ës. Në vitin 2018, këta u bënë ortakë në “Homplane” dhe vazhduan deri në 2018. Kanë zbatuar çdo ligj.
Pyetje: Unë kam lexuar vendimin e gjykatëses Irena Gjoka dhe jam dakord që marrëdhëniet e Malltezit me ortakët janë private. Por sa pronarë ka pasur Shqipëria dhe a kanë pasur të gjithë këtë mundësi që ta marrin pronën e tyre kur ka kaq shumë probleme mes fiseve? Të ju kthehet nga terren sportiv në terren banimi? Si është e mundur që ndërtohen 17 kulla?
Berisha: Asnjë kullë, zero kullë.
Pyetje: 60 mijë pronarë, raste që akoma nuk e kanë marrë pronën e tyre. Edhe komuniteti mysliman thotë se 70 për qind e pronave të tyre nuk u janë kthyer?
Sali Berisha: Gjatë mandatit 1992-1997, 80% të të dosjeve të pronësisë në Tiranë, kanë marrë zgjidhje. Pronarë kanë qenë 800 mijë dhe kam keqardhje për ata 60 mijë. Ky është në këmbë dhe drejton këtë emision, është nga pronarët dhe mund të ketë marrë 10 -15% të pronës së tij. Fisi Begeja, pas Toptanëve, kanë qenë pronari i tretë i tokave më të mëdha në Tiranë. Jamarbër Malltezi, në të gjitha variantet, ndonëse me gjyshe pronare të madhe në Tiranë, gjysh pronar të madh në Shkodër, nuk ka marrë absolutisht, as 10% të sipërfaqeve që i takonte dhe sot ata mund të kenë edhe 30-50 fishin si trashëgimi të atyre që përmend ti. Në atë zonë, nuk kanë pasur 38 mijë, me dokumenta zyrtare, 5 familjet kanë 65 mijë metra katrorë. 5 mijë metra ja dhuruan komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. Ku shkoi gjimnazi a e dini ju apo jo? E mori tokën Edi Rama me Bolinon, e morën me 1 Euro tokën dhe ndërtuan ndërtesën e shtypit.
Diskutime rreth kësaj post