• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“SPAK bëri një autogol me Berishën”, Agron Duka zbulon nëse do të vijojë takimet me deputetët e opozitës: Ja kë ka më shumë frikë Rama

26 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, por në rastin e Sali Berishës bëri një autogol pasi shmangu procedurat parlamentare.

I ftuar në studion e News 24, deputeti Duka theksoi se SPAK ka ngritur stekën larg duke goditur edhe ish-ministra.

“Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë të drejtë ta paragjykojnë këtë lloj procesi në mënyrën se si është vepruar. Opinioni im nuk është i njëjtë me Berishën. Ka ndryshim pozitiv. Kjo drejtësi ka penalizuar ministra dhe deputetë. Edhe ky rast e tregon. Është ngritur steka lart. Duket se nuk trembet përpara shantazheve që i bëhet politika. Pse e përzien Berisha me politikë? Natyrisht. Është politikani më i rëndësishëm i opozitës dhe akuzat lidhet me atë kur ai ka qenë kryeministër. Nëse ka ndërmarrë ndryshime ligjore nuk e ka bërë për dhëndrin e tij. Kështu janë edhe majtas. Është thënë se kanë ngrënë dardha dhe kumbulla prapa kurrizit siç ka thënë Rama, ndërkohë që procedurat i ka bërë ai. Berisha nuk e sheh veten jashtë politikës dhe sulmet i konsideron politike. Personalisht, jam gjithmonë me idenë që drejtësinë të mos e shantazhojmë por këtë radhë ka bërë një autogol. Të shkonte në Parlament dhe të merrte autorizim. Kjo drejtësi që është miratuar nga Parlamenti dhe unë kam pasur fatin ta votojë reformën në drejtësi dhe vjen e thotë nuk të pyes. Ne jemi republikë Parlamentare”, theksoi ai.

Duka shprehet kundër procese gjyqësore për vendime kolegjiale. “Unë kam thënë se nuk mund të kenë dënime të qeverive për procedurat. Nëse merret një vendim që mendohet se i bën mirë vendit është vendim kolegjial. Ama kur futën duart te buxheti i shtetit është tjetër gjë. Nuk mund të dënohesh për procedura”, tha ai.

Ndryshe nga rasti i Berishës, Agron Duka thotë se Rama është më i frikësuar për të vetët. “Më shumë e kanë frikë këtë që e kanë në dorë. Qëndrimi kaq kohë të gjatë në pushtet, është e natyrshme që të krijojnë kaq raste korruptive. Njerëz të rëndësishëm të mazhorancës janë kapur me afera të rëndësishme dhe kjo e tremb më shumë Ramën se sa frika ndaj opozitës”, tha më tej.

Sa i përket takimeve me grupin e deputetëve të opozitës, Agron Duka thotë se takimet janë thirrur nga Gazment Bardhi. “Ne ftesat i kemi marrë gjithmonë nga Gaz Bardhi. Ne nuk shkojmë për të mbrojtur Berishën. Berisha nuk ka nevojë për mua. Berisha e ka thënë që kur u shpall non grata, ai ka thënë qoftë se del një provë që unë kam përfituar nga qenia kryeministër dhe të afërmit për të marrë diçka në mënyrë abuzive, unë e përballoj vet. Këta i dhanë vetë një armë në dorë Berishës. Ky ka qenë një ngërç i krijuar nga këta të SPAK-ut”, nënvizoi.

Paraardhëse

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij, GJKKO merr vendimin

Pasardhëse

Takimi Kurti-Vuçiç, Rama: Pranimi i propozimit të BE nga Kosova, moment kyç

Pasardhëse

Takimi Kurti-Vuçiç, Rama: Pranimi i propozimit të BE nga Kosova, moment kyç

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.