• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rrethimi i parlamentit do të vijë”, Berisha pas aksionit sot në Kuvend: Ne nuk duhet të tërhiqemi, dy janë alternativat

19 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në emisionin “Open”, për atë që ai e cilëson ‘beteja e re” kundër qeverisë, e nisur sot me aksionin në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe moslejimin e zhvillimit normal të seancës.

Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti. Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë.

Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm, sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal. Sepse ai me McGonigal dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Nuk kanë dhënë asnjë argument për rrëzimin e kërkesave tona për ngritjen e Komisioneve.

Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë te Rama dhe familja e tij, ai sot nuk duhet të kishte imunitetin e deputetit. Dhe ai nuk e lejon këtë, nuk lejon hetimin e aferave sepse është pas tyre”, tha Berisha.

Por cili do të jetë mekanizmi dhe aksioni që do të ndjekë opozita për të arritur qëllimin e saj?

“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga Parlamenti, por të bëjmë gjithçka që Parlamenti të rikthehet. Çdo formë qëndrese civile që deputetët mund të organizojnë, do e organizojnë. Dhe rrethimi i parlamentit do të vijë, por në fillim të luftojmë ne vetë aty. Jemi para alternatives ose të luftojmë në parlament ose të bojkotojmë”, tha ai.

Por a do të kenë rezultat këto hapa, të cilat janë ndërmarrë edhe më herët?

“Ndryshimi është shumë i madh. Le të marrim çadrën. Ishte një lëvizje fokale, e përqendruar, por pati efekt të padiskutueshëm. Por pati tradhti! Ato interesa u shitën, u tradhtuan nga Lulzim Brava. Unë në atë kohë, marrëveshjen e mbështeta se ishte shumë e mirë, por çfarë ndodhi? Është akt publik fatmirësisht tradhtia. Javën e parë PD nga 32 pikë në polle, shkoi në 38 pikë. Ditën e parë të javës së dytë, Rama deklaron që ‘ai është çun i mirë, me të do qeveris’. Ky është mesazh bashkëqeverisje. Si u faktua? Të dy altoparlant kundër Metës! I thirra dhe i thash ‘të paktën korpusin militantesk të partisë t’i e largove dhe nuk të vjen në votim’. Sepse ai Metën, ky Metën… ajo ishte marrëveshje dhe aty morën me rezultat më katastrofik se në 1997. Kësaj here do jetë ndryshe, e para nuk do bëhen gabimet e para”, tha Berisha.

Paraardhëse

Frrok Çupi: Bashës i mjafton që PD të jetë parti e vogël, kush mbështet Berishën nuk ka të ardhme

Pasardhëse

Trajneri i Guler nuk përmbahet: Ka më shumë potencial se Messi!

Pasardhëse

Trajneri i Guler nuk përmbahet: Ka më shumë potencial se Messi!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.