• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

“Ka dashur të japë mesazh politik”, ambasadori francez në Kosovë komenton deklaratën e Macron: Nuk ka vendim për pezullimin e vizave

18 October, 2023
në Kosovë, Lajme
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij të djeshme të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gero, në intervistë për RTK Prime.

Ai konfirmon se nuk ka vendim për pezullim të vizave për Kosovën nga ana e Francës dhe se liberalizimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Ndër tjerash,në këtë intervistë ambasadori francez flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit e tema të tjera.

““Presidenti është pyetur ne fund të një vizite bilaterale në Shqipëri gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë,dhe ai ka dashur t;i vendos të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive. Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuqiç që t”i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bujaku, dhe sulmin ne tërësi dhe duke këkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ky ka qenë mesazhi i parë. Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje te reja ne veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtojë. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione. Mesazhi i tretë kishte te bënte me nevojën e formimit te asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij meszhi, të këtyre tre kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuciq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbinë dhe që do të jetë zbatohet nga data 1 janar 2024 në Kosovë është një inkurajim pozitiv, nje gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen ne dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që te dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.

Sot, më 18 tetor nuk vëhet në pikëpyetje vendimi teknik, por duhet me të vërtetë, që liderët politik të dëgjojnë mesazhin e presidentit. Sot, më 18 tetor asgjë nuk është vendosur që të mos ketë liberalizim të vizave më 1 janar. Nuk ka vendim teknik për të vënë ne pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovë”, tha ambasadori Gero.

Paraardhëse

Berisha: Rama, tani nis beteja

Pasardhëse

‘Shqipëria kundër shpopullimit’, fillon në Lushnjë lëvizja e parë patriotike kundër planit ogurzi të Ramës

Pasardhëse

‘Shqipëria kundër shpopullimit’, fillon në Lushnjë lëvizja e parë patriotike kundër planit ogurzi të Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.