• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërcënoi Kosovën nga Tirana, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Macron gaboi

17 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vizita e presidenti francez në Tiranë, për ambasadorin Agim Nesho ishte historike, por ai thekson se Macron gaboi në dy aspekte.

Në A2 CNN ai tha se kreu i Elizesë minimizoi samitin e Berlinit dhe ka një plan për Europën ndryshe nga Gjermania, sa i takon zgjerimit.

“Gaboi në dy aspekte, minimizoi samitin e Berlinit që u zhvillua dy ditë më parë në Tiranë duke hedhur alternativën që komuniteti politik i vendeve të Evropës është ecuria më e mirë. Kjo tregon që Macron nuk është nga ata optimistët si janë gjermanët që zgjerimi i BE mund të bëhet edhe nga vende të tilla që nuk meritojnë standarde të meritokracisë, që janë vënë prej kohësh në Evropë”.

“Ka një plan të tij e ka nisur vite më përpara duke thirrur udhëheqësit botërorë për të biseduar. Është për autonomi evropiane, për mbrojtje të veçantë të Evropës, për vizionin e ri për Evropën. Njihet për politikat e tij të afërsisë me Moskën për të patur komuniteti perëndimor një vizion ndryshe për të qasur dhe ulur në bisedime pavarësisht se quhet fuqi revizioniste që ka sulmuar një vend sovran dhe të pavarur. Ai ka elegancën e mendimeve”.

Nesho thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë realiste, duke reflektuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur.

“Serbia është një element i rëndësishëm. Ai ka një zgjidhje kompromisi por ajo që gabon Macron, duke dalë në pikën e dytë të gabimit të tij është që pas 24 shtatorit raportet kanë ndryshuar. Ai duhet ta dijë që para se të arrihet marrëveshje, marrëveshja duhet të jetë realiste dhe të reflektojë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur dhe Macron është i vonuar, ose peng i lobizmit që i ofrohet nga vendet ballkanike, sikurse mund të jetë Rama”.

Referuar kërcënimit për pezullim të vizave me Kosovën, Nesho thotë se: “Pozicioni i Francës ka një peshë të jashtëzakonshme, por liberalizmi nuk varet nga vullneti i liderëve të caktuar. Liberalizimi i vizave për Kosovën është dakordësuar nga PE dhe është diçka e vendosur, por fjala e tij përbën një peshë të jashtëzakonshme dhe vendet e vogla duhet t’i marrin parasysh”.

Ai akuzon Ramën se së bashku me presidentin serb duan të mbajnë politikën që kanë gatuar në Ballkan.

“Rama me Vuçiqi duan të mbeten në një vijë për atë politikë që kanë gatuar në Ballkan që nga ndarja kufijve dhe Ballkani i hapur. Rama kërkon do të marrë pozicionin e negociatorit, Vuçiqi kërkon kohë, ai është i pavendosur sot bëri marrëveshje me Kinën”.

“Ky është faji i dytë se ka bërë edhe marrëveshje me Euroazinë. Ai nuk e ka mendjen të futet në Evropë dhe këto janë përpjekje irealiste që dhe udhëheqësit evropianë besojnë akoma që plani i propozuar nga Vuçiq dhe i përkrahur nga Rama për ta mbajtur si element në perëndim sot ka marrë fund”. tha ai.

Paraardhëse

Kancelari Scholz shënjestrohet nga raketat në Izrael, tmerri që përjetoi bashkë me delegacioni gjerman në aeroportin e Tel Aviv

Pasardhëse

Thellohet bilanci i viktimave nga bombardimi i spitalit në Gaza, kush është përgjegjës për sulmin?

Pasardhëse

Thellohet bilanci i viktimave nga bombardimi i spitalit në Gaza, kush është përgjegjës për sulmin?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.