• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E ngrysur dhe e ngurtë”, Berisha: Brnabiç i përcolli Ramës mesazhin e Vuçiçit, ishte zotuar se Kurti nuk do merrte pjesë në Samit

17 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur Samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt ditën e djeshme, 16 tetor në Tiranë.

Por gjatë një deklarate për mediet, Berisha nuk i ka kursyer kritikat.

Sipas tij, qëndrimi i kryeministres së Serbisë ishte një mesazh ndaj Ramës.

Ditën e djeshme, Ana Brnabiç ishte e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq.

Sipas Berishë, Aleksandër Vuçiç, i ka dërguar mesazh Ramës, që nuk e ka bërë mirë detyrën, pasi ishte zotuar se Kurti nuk do merrte pjesë në Samitin e Tiranës.

Berisha: Samiti evropian u mblodh, por sherret ballkanike mbeten. Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet tokë sherri në Europë.
Samiti ishte ngjarja më e madhe për rajonin. Rikonfirmonte mbështetjen e perspektivës evropiane për kombet e rajonit. Ky samit pati rezultat tjetër shumë të rëndësishëm, varrosjen në piramidën e diktatorit më stalinist të Europës, Enver Hoxhës, të projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur dhe së bashku me të të ëndrrës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vetë, me mbledhjen e tij në Tiranë, samiti sillte në Ballkanin perëndimor, antidotin e sherrit, por ky efekt nuk pati. Pse kjo? Sepse përtej fasadës, mikpritësi është vetë sherri. Ai, në prag të samitit, jo që nuk synoi qetësimin e sherreve ekzistuese, në të cilat ai vetë është përfshirë, por bëri gjithçka që t’i hapte ato më shumë.

Tre ditë përpara samitit, ai mbajti një fjalim koprolalik, të llojit të Enver Hoxhës, kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij si argat i Vuçiçit në punët e brendshme të vendit të tyre dhe projektin antishqiptar të ndarjes së Kosovs mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kështu, Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes Tiranës dhe Prishtinës, por në prag të samitit bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë të nisur prej vitesh nga ai.

Përveç këtyre, ajo që ra në sy ishte paraqitja hund e buzë e kryeministres Brnabiç në krah të argatit të Beogradit.
Me gjuhën e trupit dhe mimikën shpërfillëse, ajo shprehu mesazhin e padronit të tij, argatit, se nuk ke bërë mirë detyrën, ishe zotuar se Kurti nuk do vinte në samitin e Tiranës. Në fakt Rama, muaj më parë kur vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës, kishte paralajmëruar se për Kurtin nuk do të kishte vend në samit, sikur të ishte ky samit personal i tij dhe jo i BE dhe rajonit. Por Kurti nuk ra në kurthin e tyre dhe megjithëse Rama nuk kurseu gjë për ta irrituar dhe dekurajuar, në mënyrë që të refuzonte ardhjen në Tiranë, kjo nuk ndodhi. Albin Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte. Takimi i vetëm biletaral në këtë samit, i njoftuar nga media, ishte takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Paraardhëse

Bardhi dhe Berisha mbledhin deputetët: Të unifikojmë qëndrimet në Kuvend! Nisim qëndresën

Pasardhëse

Nuk u pa në TV, momenti i sikletshëm i Scholz në Tiranë

Pasardhëse

Nuk u pa në TV, momenti i sikletshëm i Scholz në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.