• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama, Scholz dhe Von der Leyen hapin Samitin: “Bota po digjet”, na duhen miq të mirë për të arritur paqen

16 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka marrë i pari fjalën në Samitin e procesit të Berlinit, i cili po mbahet në ambientet e Piramidës.

Rama tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor beson fort në një çati të përbashkët, sidomos në këto kohëra sprove.

Rama: Një luftë në pragun e Evropës ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin e vet, na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt. Një sulm ndaj Izraelit ka detyruar një tjetër vend demokratik që të vetëmbrohet. Ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Ka shumë sfida për të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën dhe sfida më e madhe është ndarja politike midis anëtarëve të BE dhe jo anëtarëve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, tha se vendet e rajonit tani po ndërmarrin hapa të guximshëm drejt rrugës së integrimit.

I dyti që mori fjalën pas kreut të qeverisë, ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Scholz tha se Shqipëria njihet për mirëpritjen dhe kjo është vërtetuar sërish sot. Kancelari theksoi sërish se procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Scholz: Krizat në rajon kanë forcuar më fort nevojën për të punuar së bashku. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Jam i kënaqur që për herë të parë ky Samit mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Duhet të diskutojmë sot idetë që kemi sot për bashkëpunimin rajonal dhe ta kthejmë në histori suksesi. Mund të mbështeteni te ne, te Gjermania. Ky është Procesi i Berlinit. Le të fillojmë duke i bërë këto realitet.

Në fund, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti që ditën e djeshme në Tiranë, u shpreh e kënaqur që ky Samit po ndodh për herë të parë në rajonin e Ballkanit.

Presidentja, duke u ndalur te agresioni rus në Ukrainë dhe lufta në Izrael tha se po jetojmë “në një botë që po dijet” dhe për këtë arsye i duhen miq të mirë.

Von der Leyen: Le të punojmë së bashku për këtë, për të arritur paqen. Synimi është për të ecur përpara në rajon dhe për bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik. Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në BE janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne duhet të çlirojmë potencialin që ekziston në Ballkanin Perëndimor dhe këtë do ta arrijë edhe plani i rritjes. Elementi i dytë i fuqishëm ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Sa herë kemi zgjerim, jo vetëm vendet që bëhen anëtare zhvillohen ekonomikisht, por edhe tregu i BE përmirësohet, sepse zgjerohet. Hapja e dyerve nuk mjafton. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët. Është kusht që vendet e Ballkanit t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre. Ballkani Perëndimor duhet të vijë atje ku i takon, në zemër të BE-së. Këto janë momente kyçe, mos i lini mundësitë që t’ju shpëtojnë, por kapeni momentin. Për këtë do të punojmë së bashku.

Paraardhëse

Kryeministri spanjoll në Tiranë i jep shpresa rajonit: Do të punojmë për një Evropë të bashkuar

Pasardhëse

Rama e di kush është “shefi” në BE, por Britania e Madhe është aty: Çfarë ndodhi pas kuintave

Pasardhëse

Rama e di kush është “shefi” në BE, por Britania e Madhe është aty: Çfarë ndodhi pas kuintave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.