• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Samiti i BE në Tiranë, Von der Leyen mbërrin në Shqipëri, takohet me presidentin Bajram Begaj

15 October, 2023
në Kryesore, Lajme, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian.

Përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit ishin temat kryesore që u elaboruan në takimin Begaj – Von Der Leyen.

“Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”,- nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim.

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj e siguroi zonjën Von Der Leyen se “Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë së BE-së”.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshendetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit

Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Paraardhëse

Etrit Berisha dhe Milot Rashica në formacionin e javës në Euro 2024

Pasardhëse

Mbyllet Java Shqiptaro-Amerikane, Erion Veliaj: Mirënjohje AADF për përkrahjen në transformimin e Tiranës

Pasardhëse

Mbyllet Java Shqiptaro-Amerikane, Erion Veliaj: Mirënjohje AADF për përkrahjen në transformimin e Tiranës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.