• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë do të përfitojë Shqipëria nga Samiti i Procesit të Berlinit? Përgjigjet Rama

14 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
206
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 16 tetor, Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit, i pari që zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga Samiti, kreu i qeverisë ka zbuluar pasditen e sotme më shumë detaje, lidhur me atë që Shqipëria pritet të përfitojë nga ky Samit.

Rama tha ndër të tjera, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi që më 16 tetor që kërkojnë më shumë financim nga Bashkimi Evropian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bllok.

Rama: “[Presidentja e Komisionit Europian] Ursula von der Leyen do të prezantojë planin e ri të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i përpjekjeve të gjata dhe diskutimeve thelbësore që kemi pasur me Brukselin për nevojën që të shkëputemi disi nga metoda tradicionale si i qasemi procesit të anëtarësimit. Deri më tani, procesi tradicional ka qenë i tillë: nëse nis bisedimet apo merr statusin e vendit kandidat, ke qasje në disa programe të vogla. Për të pasur qasje në programe më të mëdha, duhet të jesh anëtar. Nuk mund të vijojë më kështu. Në njërën anë, duhet më shumë mbështetje financiare, në anën tjetër duhet qasje në hapësirën e tregut të unifikuar, që do të na ndihmonte shumë. Kjo do të jetë tema kryesore e asaj dite dhe mendoj se ky do të jetë një samit ku arritjet do të jenë shumë të rëndësishme”.

I ftuar në Euronews, kreu i qeverisë tha se me rastin e këtij Samiti janë përgatitur një sërë draftesh nga BE-ja.

Rama: “Ne kemi parë disa drafte që janë gjithnjë e më të përmirësuara. Mendoj se draftet ende po përmirësohen dhe me siguri për pak ditë do të dimë ekzaktësisht, jo vetëm çfarë, por si do të funksionojë mekanizmi.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 me iniciativën e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllimin e lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si një afat përfundimtar i propozuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Rama u tregua i përmbajtur”.

Rama: “Le të jemi të sinqertë dhe realistë. Europa funksionon në një mënyrë që Komisioni, Këshilli bazohen në zgjedhje, ndryshime. Charles Michel është një president fantastik i Këshillit Europian, por ai nuk do të jetë aty vitin e ardhshëm. Komisioni në përbërjen aktuale po ashtu. Anëtarësimi në 2030 nuk është vendim. Ma ka mësuar eksperienca se nuk duhet varur shpresa tek afatet që cakton BE-ja, sepse ato ndryshojnë kur bëhet fjala për marrëdhënien me vendet tona. Tani që jemi në procesin e bisedimeve, nuk jam i shqetësuar sepse është e rëndësishme të bëjmë detyrat. Nëse i bëjmë mirë, atëherë ne jemi një vend që funksionon si shtetet anëtare, sa i takon standardeve, mënyrës si njerëzit i qasen shtetit dhe anasjelltas, si funksionon shoqëria, si punojnë institucionet dhe si zhvillohet ekonomia. Formalizimi nuk është diçka që Charles Michel apo të gjithë mund të vendosin sot, sepse gjërat mund të ndryshojnë”.

Sipas Ramës, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk është gati të jetë anëtar i Bashkimit Europian me të drejta të plota.

Paraardhëse

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit?

Pasardhëse

Vrisni sa të mundeni dhe merrni pengje, plani sekret i Hamasit për të sulmuar shkollat dhe qendrat rinore

Pasardhëse

Vrisni sa të mundeni dhe merrni pengje, plani sekret i Hamasit për të sulmuar shkollat dhe qendrat rinore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.