• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, Britania kthen letërporosinë, gjyqi për anglezët e dyshuar më 4 nëntor

14 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Britania ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë shqiptare, për marrjen në pyetje të katër shtetasve britanike të shpallur në kërkim nga prokuroria e Lezhës dhe të arrestuar në Angli, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, Ardjan Nikulaj më 19 prill të këtij viti.

Pas arrestimit në Britani të personave të dyshuar, të cilët ikën nga Shqipëria menjëherë pas krimit në Shëngjin, prokurorët e Lezhës kanë nisur letërporosi për marrjen e deklarimeve, por kërkesa është rikthyer mbraosht nga autoritetet britanike me argumentet, se pyetjet ishin te paqarta dhe nuk ishte shpjeguar qëllimi i tyre.

Në këto rrethana, prokurorët shqiptarë kanë nisur një tjetër leter porosi tjetër ndërkohë që 4 shtetasit Britanikë pritet të dalin me 4 nëntor para gjykatës, ky do të vendoset lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre në Shqipëri për tu gjykuar me akuzën e vrasjes.

Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri, janë Steven Hunt, 49-vjeç, Thomas Mithan, 35-vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37-vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Edhe Maroku nuk ka kthyer pergjigje lidhur me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e portugezit, Ruben Saravia, i cili është edhe ekzekutori i biznesmenit.

Kërkesës së bërë nga autoritet shqiptarë mësohet se i ka ardhur vetëm nja përgjigje që vazhdojnë procedurat për ekstradimin.

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor.

Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj, për hakmarrje. Katër britanikët e tjerë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit, duke inmformuar autorin deri në goditjen finale.

Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Paraardhëse

Presidenti Bajram Begaj merr pjesë në “Panairin e Verës” në Berat

Pasardhëse

Izraeli: Jemi në dijeni të vrasjes së gazetarit, po hetojmë ngjarjen

Pasardhëse

Izraeli: Jemi në dijeni të vrasjes së gazetarit, po hetojmë ngjarjen

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.