• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës”, thotë gazetari i BBC

11 October, 2023
në Botë, Lajme
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës me popullsi të dendur”. Kështu së paku vlerëson, gazetari i BBC, Paul Adams, sipas të cilit, një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit, përcjell Telegrafi.

Ato, siç thotë ai, janë vendosur së bashku me një numër të madh tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara.

“Më pak e qartë është se kur do të jepet urdhri, ose cilat janë objektivat përfundimtare të qeverisë izraelite”, ka shkruar Adams.

Por, siç thekson ai, me zyrtarët izraelitë që flasin për krijimin e një realiteti të ri të Lindjes së Mesme – në thelb një Gaza pa Hamasin – të gjithë treguesit thonë se ky operacion do të tejkalojë të gjithë paraardhësit e tij në shkallë dhe shtrirje.

“Kolegët tanë të BBC-së në Gaza tashmë na thonë se sulmet ajrore nuk janë si asgjë që kanë parë më parë. Në pesë ditë sulmesh, Izraeli tashmë ka vrarë pothuajse gjysmën e numrit të palestinezëve sa vdiqën gjatë gjashtë javëve të luftës së Gazës në vitin 2014”.

Veç kësaj, paralajmëron ai, ka të ngjarë që Izraeli të vazhdojë të godasë Gazën nga ajri i tyre për disa ditë, duke e dobësuar Hamasin aq shumë sa që kur të vijë inkursioni tokësor, aftësia e grupit për të luftuar do të jetë degraduar rëndë.

“Me disa pjesë të Gazës të kthyera në gërmadha dhe rreth çerek milioni palestinezë tashmë në lëvizje, perspektivat për ditët e ardhshme duken jashtëzakonisht të zymta”, ka shkruar gazetari i BBC, Paul Adams.

Paraardhëse

Gjashtë ushtarakë të Shqipërisë pjesë e misionit të NATO-s në Irak

Pasardhëse

Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shiptare nëse e mposhtin Çekinë

Pasardhëse

Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shiptare nëse e mposhtin Çekinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Ngjarje e rëndë në kryeqytet/ 49-vjeçari humb jetën pas plagosjes me th1kë

Nga lajme6
24 September, 2026
0

🚨 Tiranë – Humb jetën 49-vjeçari i plagosur me thikë pranë Liqenit Artificial Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen...

Lajm i rëndë nga Kryeqyteti: Ndërron jetë 13-vjeçari i plagosur në një përleshje

24 September, 2026

EKSKLUZIVE: Del në publik emri i të propozuarit për President

23 September, 2026

Klubi i natës në Vjenë kërkon punonjës meshkuj: Drejtuesja thotë se ka interes nga klientet gra

23 September, 2026

Baba Vanga, horoskopi dhe 5 SHENJAT që do të përjetojnë një bum financiar në fund të vitit 2026

23 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.