• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Begaj e Rama na mbështetën nga fillimi”, ambasadorja e Izraelit: Hamas nisi luftën, ne do ta përfundojmë

10 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një interviste për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg tha se që në momentin që nisi sulmi i Hamas, presidenti Begaj, kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani ishin të parë që dënuan sulmin dhe treguan përkrahje për Izraelin.

“Dua ta them që nga momenti që erdhën lajmet e para, sulmi u dënua menjëherë nga presidenti juaj, nga kryeministri dhe ministri i jashtëm. Ata e dënuan sulmin publikisht dhe thanë që janë krah Izraelit.

Vazhdoj të marr mesazhe të shumta nga anëtarët e qeverisë, nga parlamenti, nga partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Kam marrë shumë mbështetje edhe nga njerëzit, me jep forcë t’i shkoj ditës deri në fund” tha Peleg.

Në lidhje me mundësinë që luftimeve të Izraelit t’i bashkohen edhe shqiptarë, ambasadorja tha se nuk frenojmë askënd për të marrë pjesë në luftë, por nuk i garantohet përgjegjësi për jetën,

“Ne e quajmë ushtria e njerëzve, Izraeli ka mjaftueshëm ushtarë, por nuk do të frenojë qytetarë të vendeve të tjera të luftojnë për ne, as nuk do të marrim përsipër përgjegjësinë e jetëve të tyre në luftë. Situata nuk është si t’i bashkohesh luftës në Ukrainë” shtoi ambasadorja.

Peleg u shpreh po ashtu se Izraeli nuk do të ndalojë luftën deri sa të shkatërrojë infrastrukturën e grupit terrorist.

“Ata shpallën luftë. Ne jemi gati për luftë. Ne kemi një ushtri të fortë, të sofistikuar dhe të zgjeruar, ne nuk do të ndalojmë derisa të shkatërrojmë infrastrukturën e këtij grupi terrorist.

Dua të them diçka të rëndësishme, ne nuk po shënjestrojmë civilët në Gaza” theksoi ajo.

Në fund ajo tha se sulmi i parë ishte në territorin e Izraelit, tani do jenë në Gaza dhe Izraeli do të marrë në kontroll situatën e do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit.

“Nuk po luftojmë me popullin palastinez. Ne jemi në lufte më një organizatë terroriste dhe kjo organizatë duhet të kuptojë që edhe po deshën të na shkatërrojnë, nuk do të munden, do të jetë e kundërta.

Sulmi i parë ishte në tokën izraelite, tani do të jetë në Gaza, e ne do e kemi në kontroll dhe do të themi ne se kur do të mbarojë” përfundoi ajo.

Paraardhëse

Si përfundim, a ishin Arbana dhe Eduarti në premierën e filmit?

Pasardhëse

Veliaj në Kanada takim me kryetarin e Bashkisë se Otavës: Bashkëpunim kulturor mes dy qyteteve

Pasardhëse

Veliaj në Kanada takim me kryetarin e Bashkisë se Otavës: Bashkëpunim kulturor mes dy qyteteve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.